Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka sqaruar pozicionin e kreut të partisë, Lumir Abdixhiku, lidhur me zërat për postin e Presidentit të vendit, shkruan Insajderi.
Kica-Xhelili ka mohuar në mënyrë kategorike se Abdixhiku ka synime për këtë pozitë, duke shtuar se brenda strukturave të LDK-së nuk është diskutuar asnjëherë për emra të përveçëm.
“Jo, nuk ka pasur ambicie, aq më pak vetëpropozim. Ritheksoj se asnjëherë nuk ka ardhur deri tek diskutimi për emra të përveçëm për Presidentin, por duhet të ritheksoj edhe një herë që nuk ka as ambicie”, deklaroi ajo në emisionin “Debat Plus”.


















