Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se nuk do të takohet me Papën Leonin për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me luftën në Iran.
“Është shumë e rëndësishme që Papa ta kuptojë… Irani vrau 42,000 persona të pambrojtur, kishte protestues, dhe Irani nuk mund të ketë armë bërthamore,” tha Trump.
Kur u pyet nëse do të takohej me Papën për të zbutur diferencat, Trump u përgjigj: “Nuk e mendoj të nevojshme.”
Ky qëndrim thekson tensionet mes Shtëpisë së Bardhë dhe Vatikanit mbi politikat ndërkombëtare dhe situatën në Lindjen e Mesme.

















