Deputeti Lumir Abdixhiku, në një adresim të gjatë të vetin, ka ftuar të gjithë deputetët opozitar dhe qytetarët e vendit që me aksione e veprime të përbashkëta, t’ia bëjnë sa më të shkurtër jetën kësaj qeverie Frankenshtajne, siç e ka quajtur ai, transmeton Koha.net.
Ai paraprakisht e ka akuzuar koalicionin PAN e në veçanti programin qeverisës të kryeministrit Haradinaj.
“Parimet qeverisëse në 12 faqe, të cilat mëtojnë të jenë program qeveritar për 4 vitet e ardhshme, është hartim i dobët i shkruar nga studentë e nxënës me nivel mesatar. Si i tillë ai nuk është fare program qeverisës”, ka thënë ai.
















