Abdixhiku: Bashkëpunimi në kontrabandë, alternativë e padinjitetshme për Republikë

E publikuar: 04/09/2017 23:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se një bashkëpunim i mbështetur në kontrabandë, tregtarë votash dhe mashtrim të qytetarëve nuk është alternativë e dinjitetshme për Republikën.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se kjo sipas tij është vetëm një Pazar i ulët pa moral e pa kurriz.

“Një bashkëpunim që mbështetet në kontrabandë, tregtarë votash, mashtrim të qytetarëve dhe në Beograd, s’mund të jetë alternativë e dinjitetshme për Republikën. Është veçse një pazar i ulët, pa parime, pa moral e pa kurriz. Është arsye pse politika shihet sot si profesion i pistë, e Kosova si vend i pa shpresë. Qytetarët meritonin më mirë, Kosova meritonte më shumë”, shkruan ai.

“Triumfi i kapësve me argat e sekserë bashkë është fitore e përkohshme e së mbrapshtës ndaj së drejtës. Si e tillë, ajo s’mund dhe s’do të ketë jetë të gjatë”.