Sot femrat e bukura të Lindjes së Mesme nuk janë të fshehura prapa shumë shtresave të rrobave religjioze. Përkundrazi, shumica e tyre do t’ju impresionojnë me stilin, pamjen fizike dhe pozitat aktive sociale.
Telegrafi më poshtë ju ofron mundësinë ta shijoni sharmin e jashtëzakonshëm të zonjave të Lindjes së Mesme:
Rania Al-Abdullah
Rania është Mbretëresha e Jordanisë, gruaja e Mbretit Abdullah II, dhe nëna e trashëguesit të fronit, Husseinit. Rania është aktive në rrjetin social ‘Instagram’ dhe lufton për të drejtat e grave në Lindjen e Mesme, e gjithashtu e përkrah idenë e zëvendësimit të veshjeve tradicionale. Vet mbretëresha i adhuron veshjet nga Giorgio Armani dhe shpeshherë është fotografuar nga revistat e modës.
Ameera Al-Taweel
Princesha e Arabisë Saudite haptas flet në favor të reformave në shtetin e saj. Ajo është shembull se një person duhet dhe mund të jetojë sipas asaj çfarë ia dëshiron zemra. Ameera ka studiuar në SHBA, vozitë veturë dhe është e shkurorëzuar nga burri! Tani ajo e udhëheq fondin e bamirësisë “Alwaleed Philanthropies”.
Deena Abdulaziz al Saud
Princesha më me stil e botës islame posedon dyqane mode në kryeqytetet e Arabisë Saudite dhe Katarit. Në vitin 2016, Deena ishte bërë kryeredaktore në revistën ‘Vogue Arabia’. Përveç dashurisë që ka për industrinë e modës, princesha gjithashtu pëlqen të shpenzojë kohë me familjen e saj dhe t’i rris tre fëmijët që i ka.
Moza Bint Nasser
Moza është gruaja e dytë e Emirit të Katarit dhe nëna e liderit të ri të këtij shteti! Ajo gjithashtu është drejtoreshë e Fondacionit të Katarit për Edukim, Shkencë dhe Zhvillim Social, si dhe ambasadore në UNESCO. Ajo e mbështet idenë e medieve të lira dhe ëndërron ta shndërrojë Katarin në konkurrent serioz të ‘Silicion Valleyt’.
Haya Bint Hussein
Motra e Mbretit të tanishëm të Jordanisë, është gjithashtu gruaja e sheikut Mohammed bin Rashid Al Maktoum, liderit të tanishëm të Dubait. Ajo ka studiuar në Oxford dhe tani merret me punë bamirësie. Veç këtyre, ajo gjithashtu është Ambasadore e Paqes në Bashkimin Evropian.
Lalla Salma
Gruaja e Mbretit Mohamed VI të Marokut, kjo zonjë e bukur flokë-kuqe është gjithashtu gruaja e parë e një lideri marokian e cila ka zbuluar në publik se si duket. Ajo gjithashtu ka diplomë në sistemet inxhinierive të informacioneve.
Fathima Kulsum Zohar
E vendosur për t’ju përmbajtur traditave, Mbretëresha e Arabisë Saudite preferon ta mbajë jetën personale të fshehtë! Ajo rrallëherë shfaqet në publik, por për pak kohë kishte pasur edhe një faqe në ‘Facebook’, gjë e cila i kishte befasuar shumë njerëz.
Maitha bint Mohammed bin Rashid Al Maktoum
Vajza e Mohammed bin Rashid Al Maktoum, lider i Dubait, është vajzë e re e cila ka dëshirë të merret me sport, dhe është kapitene e ekipit kombëtar të karatesë. Ajo ka aftësi të shkëlqyera në sport dhe gjithashtu ka shumë fansa!
Dana Al Khalifa
Kjo princeshë është e fiksuar pas modës! Dana shkruan edhe një blog, dhe gjithashtu është yll i vërtetë i Instagram-it. Veshjet e saja shërbejnë si inspirim për mijëra vajza anë e mbanë botës! /Telegrafi/