Lumir Abdixhiku nga sot është pjesë e LDK-së.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës njëherit kryeministër në largim, Isa Mustafa pas aderimit të drejtorit të “Riinvest”, Lumir Abdixhiku në këtë parti ka thënë se ai ka shumëçka t`i jep Kosovës.
“I njohur për ekspertizën, por edhe qasjen kritike ndaj proceseve, Lumiri ka shumëçka t’i jap shtetit tonë pas fitores plebishitare në zgjedhjet e 11 qershorit”.
“Invazioni i ekspertëve dhe njerëzve të vullnetit të mirë në të gjitha nivelet e LDK-së konfirmon besimin e qytetarëve se vetëm LDK-ja dhe partnerët e saj mund ta ndalin të keqen që i kërcënohet vendit tonë”.
“Koalicioni i shpresës LDK, AKR, Alternativa … janë gati ta marrin këtë përgjegjësi historike!”, ka skruari ai në Facebook.

















