Abdixhiku për festimin e Ditës së Evropës: Budallakia në Kosovë s’kish fund

E publikuar: 08/05/2017 20:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njohësi i çështjeve politike dhe ekonomike, Lumir Abdixhiku, e ka komentuar festën e Evropës, duke mbetur i habitur se pse është festë zyrtare në Kosovë.

Ai me ironi përmes një statusi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se, pasi Kosovë i janë hequr vizat, dhe e kemi marrë statusin e kandidatit para Serbisë atëherë ja vlen të festohet.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

Meqë BE, për ne,

– I ka hequr vizat kaherë;

– Statusin e kandidatit na ka dhënë para Serbisë;

– E secili shtet i saj na e njeh pavarësinë;

Ja vlenë ta festojmë, kolektivisht – dhe veç ne – ditën e saj me pushim. Budallakia në Kosovë s’kish fund. #9maji