“Sapo dëgjova për planet e disa deputetëve për rritje të rrogave të tyre. Jam kategorikisht kundër rritjes së rrogave të politikanëve. Kur popullit t’ia rrisim rrogat dhe standardin e jetës, atëherë politikanët le të mendojnë për rrogat e veta”, ka shkruar në facebook Veseli.
Ky reagim i tij vije pas miratimit të Kornizës Afatmesme nga Komisioni për Buxhet dhe Financa e cila parasheh rritje të rrogave dhe mëditjeve për deputetët.
Rroga e re do të jetë afër 1800 euro. Në këtë plan është paraparë të ketë rritje të shpenzimeve për pagat dhe mëditjet e deputetëve për periudhën krahasuar me atë të vitit 2017. Referuar më konkretisht këtij propozimi, deputetët do të marrin 300 euro për seancë.