Lajmet

Rasti në Prevallë, tre vëllezër dërgohen për një muaj në qeli, sulmuan vëllanë, motrën dhe djalin e saj të mitur

19.11.2026 16:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Rasti në Prevallë, tre vëllezër dërgohen për një muaj në qeli, sulmuan vëllanë, motrën dhe djalin e saj të mitur

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar një muaj paraburgim ndaj tre personave, të dyshuar për lëndim të lehtë trupor dhe dëmtim të pasurisë, për rastin e përleshjes fizike që kishte ndodhur në Prevallë.

Sipas njoftimit të Gjykatës, masa e paraburgimit është caktuar ndaj të pandehurve me inicialet S.SH., J.Sh. dhe E.Sh., pas kërkesës së Prokurorisë së Shtetit.

Në njoftim thuhet se ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 17 nëntor, rreth orës 15:40, në fshatin turistik Prevallë.

“Të pandehurit S.Sh., J.Sh., dhe E.Sh., duke vepruar në bashkëkryerje, me dashje i shkaktojnë lëndime të lehta trupore të dëmtuarve – viktimave të ndjeshme vëllait B.Sh., dhe motrës motës F.B:, dhe të miturit D.B., në atë mënyrë që, për shkak të mosmarrëveshjeve dhe xhelozisë të vazhdueshme familjare që kanë mes vete, lidhur me konkurrencën në biznesin e njëjtë të cilin e ushtrojnë ndër vite, ditën kritike, të pandehurit pasi që e vërejnë të dëmtuarin B.Sh., duke biseduar me një kushëri të tyre, dalin nga automjeti i tyre dhe menjëherë fillojnë duke e goditur me grushte në fytyrë dhe pjesë të ndryshme të trupit dhe pasi që aty ndërhynë për ti ndaluar e dëmtuara F.B:, dhe i mituri D.B.,  të pandehurit revoltohen dhe i godasin me grushte edhe të dëmtuarit F.B., dhe të mituri D.B., dhe atë në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit, ku si pasoj e këtij sulmi fizik të dëmtuari marrin tretma mjekësor, për shkak të lëndime të lehta trupore të përshkruara si në raportet mjekësore lëshuar nga Spitali Rajonal i Prizrenit “Daut Mustafa”.” thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, në kohën dhe vendin sikur më lartë, si më lartë të pandehurit S.Sh., J.Sh., dhe E.Sh., duke vepruar në bashkëkryerje, me dashje, dëmtojnë pasurinë e personit tjetër, të miturit D.B., në atë mënyrë që, të pandehurit gjatë përleshjes fizike pasi që vërejnë se i dëmtuari po incizonte ngjarjen me telefonin e tij, të njëjtit në shenjë revolte, ia dëmtojnë telefonin e tij, me çka të dëmtuarit i shkaktojnë edhe dëm material.

“Gjithashtu duke marrë parasysh edhe karakteristikat personale, i pandehui S.Sh., është i dënuar me dy (2) aktgjykime të plotfuqishme, për vepra penale të natyrës së ngjashme ekziston rreziku se me lënien në liri, të pandehurit mund të përsërisin veprat penale të njëjta, apo të kryejnë vepra penale edhe më të rënda.”, thuhet tutje.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Rasti në Prevallë, tre vëllezër dërgohen për një muaj në qeli, sulmuan vëllanë, motrën dhe djalin e saj të mitur

Rasti në Prevallë, tre vëllezër dërgohen për një muaj në qeli, sulmuan vëllanë, motrën dhe djalin e saj të mitur

Kuvendi miraton me 83 vota Konventën për Marrëveshjen për Zgjedhjen e Gjykatës

Kuvendi miraton me 83 vota Konventën për Marrëveshjen për Zgjedhjen e Gjykatës

Çitaku: Nisma për Ligjin për Specialen tashmë është shtetërore, do të ketë edhe iniciativa të tjera

Çitaku: Nisma për Ligjin për Specialen tashmë është shtetërore, do të ketë edhe iniciativa të tjera

Kurti: Mungesa e unitetit me Komunën e Prishtinës po rrezikon Lojërat Mesdhetare, por jam optimist i përmbajtur

Kurti: Mungesa e unitetit me Komunën e Prishtinës po rrezikon Lojërat Mesdhetare, por jam optimist i përmbajtur

Rrahmani kritikon Kurtin për projektligjin për shëndetin riprodhues

Rrahmani kritikon Kurtin për projektligjin për shëndetin riprodhues

Kurti thotë se javën e ardhme do të prezantohet drafti i parë i Ligjit për Specialen

Kurti thotë se javën e ardhme do të prezantohet drafti i parë i Ligjit për Specialen

Lëshohen patentë-shoferët e parë profesionalë në Republikën e Kosovës

Lëshohen patentë-shoferët e parë profesionalë në Republikën e Kosovës

“S’po din as çfarë kanë bërë as çfarë po bëjnë’’, Haradinaj kritikon për ligjin e Speciales

“S’po din as çfarë kanë bërë as çfarë po bëjnë’’, Haradinaj kritikon për ligjin e Speciales

Tahiri për mungesën e energjisë elektrike: Kosovën tonë të dashur e ka mbuluar terri

Tahiri për mungesën e energjisë elektrike: Kosovën tonë të dashur e ka mbuluar terri

Lushaku-Sadriu: Kosova rrezikon të mos i organizojë Lojërat Mesdhetare 2030

Lushaku-Sadriu: Kosova rrezikon të mos i organizojë Lojërat Mesdhetare 2030

VV-ja shton pika të reja në rend dite, në mesin e tyre edhe ajo për masat për importin e rrymës nga Serbia

VV-ja shton pika të reja në rend dite, në mesin e tyre edhe ajo për masat për importin e rrymës nga Serbia

Murati dorëzon kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për “keqpërdorimin” e 2.2 milionë eurove

Murati dorëzon kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për “keqpërdorimin” e 2.2 milionë eurove

Shiroka-Pula: Të drejtat e njeriut nuk mjafton të garantohen me ligj, ato duhet të mbrohen

Shiroka-Pula: Të drejtat e njeriut nuk mjafton të garantohen me ligj, ato duhet të mbrohen

Çitaku: Ka marrëveshje për Ligjin për Specialen

Çitaku: Ka marrëveshje për Ligjin për Specialen

Ligji për Specialen, Çitaku pas takimit me Kurtin: S’kemi dallime në përmbajtje, vetëm në procedurë

Ligji për Specialen, Çitaku pas takimit me Kurtin: S’kemi dallime në përmbajtje, vetëm në procedurë

Çitaku dhe Hamza në takim me Kurtin në Qeveri, në prag të rishqyrtimit të Ligjit për Specialen

Çitaku dhe Hamza në takim me Kurtin në Qeveri, në prag të rishqyrtimit të Ligjit për Specialen