Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se është takuar me profesorin dhe ish-diplomatin e lartë amerikan, Daniel Serwer, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe jashtë saj.
Kurti bëri të ditur se takimi i parë mes tyre pas aktgjykimit të 16 shtatorit të Dhomave të Specializuara në Hagë dhe zgjedhjeve të mbajtura në Serbi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës u zhvillua të mërkurën.
Sipas Kurtit, në takim u diskutuan këto zhvillime, si dhe çështje të tjera të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit.
Ai e falënderoi Serwerin për kontributin e vazhdueshëm për shtetin dhe popullin e Kosovës.
Kurti tha se takimet me profesorin amerikan janë gjithmonë të vlefshme, por koha shpesh nuk mjafton për të diskutuar të gjitha këshillat dhe mendimet e tij.
Serwer, ish-diplomat i lartë amerikan dhe njohës i zhvillimeve në Ballkan, në vizitat e tij në Kosovë është pritur edhe më parë nga kryeministri Kurti.
































