Apple mendon heqjen e portit të kufjeve edhe nga MacBook Pro

E publikuar: 17/09/2016 09:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një tjetër shtytje e madhe për të ardhmen e teknologjisë pa tela, kompania e njohur Apple mendon të heqë portin e kufjeve edhe nga laptopët MacBook, njëjtë sikurse ka bërë me iPhone.

Përdoruesit thonë se në anketën e fundit nga Apple është përfshirë edhe pyetja se a do të përdornin apo jo portin e kufjeve në MacBook Pro me ekran Retina, transmeton Koha.net. (shih foton)

Me sa duket, Apple është duke konsideruar kërkesën për këtë veçori dhe ndoshta mund të detyrohet që të heqë portin e kufjeve nëse një përqindje e lartë e përdoruesve nuk kanë ndërmend ta përdorin atë.

Por, në anën tjetër, ndoshta Apple do ta heqë njëmend portin e kufjeve pavarësisht se çfarë thonë përdoruesit. Kjo mbetet të shihet në të ardhmen.