“Tradhtar je kur luan për Shqipërinë, tradhtar kur luan për Kosovën, tradhtar kur luan për Zvicrën”, deklaroi Migjen Basha
E Shtunë, 3 Shtator 2016 – 18:52 albinfo.ch migjeni ab.jpg
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Migjen Basha ka folur për çështjen shumë të ndjeshme për futbollistët shqiptarë se për cilën Përfaqësuese duhet të luajnë.
Basha ka thënë se zgjedhjet janë personale, derisa për tifozë do të jesh tradhtar pa marr parasysh për kë luan, shkruan albinfo.ch.
“Nuk dua të flas fare për këtë temë pasi në çdo rast këtu del tradhtar. Tradhtar je kur luan për Shqipërinë, tradhtar kur luan për Kosovën, tradhtar kur luan për Zvicrën. Nuk ia vlen të bisedohet për këtë temë. Zgjedhja e kujtdo është personale dhe i urojmë suksese të gjithëve”, ka thënë futbollisti kosovar në konferencë për shtyp.
Ai ka shtuar se nuk ka marrë ftesë nga Kosova, por sigurisht do ta refuzonte. “Nuk kam marrë ftesë nga Kosova, por edhe nëse do të merrja do ta refuzoja. Unë kam pritur 3 vjet e gjysmë për të luajtur me Shqipërinë dhe nuk do të ishte normale të largohesha. Objektivi im ka qenë gjithnjë Shqipëria”, deklaroi mesfushori i Barit./albinfo.ch/