Ashtu sic ishte paralajmëruar një delegacion i Kombëtares Shqiptare zbarkoi në dyqanin zyrtar të Federatës Shqiptare të Futbollit, për t’u takuar me fansat dhe për ti dhënë mundësinë e promovimit artikujve zyrtarë. Delegacioni kuqezi i përbërë nga futbollistët Migjen Basha, Andi Lila, Bekim Balaj, Orges Shehi, Naser Aliji dhe Frederik Veseli i dha mundësinë tifozëve të bënin fotot e rastit me beniaminët e tyre, duke ofruar edhe autografet e rastit. Për përgjegjësin e zyrës së marketingut në FSHF Gazmend Malo kjo lloj vizite është një rutinë e zakonshme për të afruar akoma më shumë tifozët me ekipin.
Është një takim me tifozët e kombëtares, takim i vecantë për ta, për tu afruar me skuadrën por edhe përë të përfituar nga rasti të bëjnë foto me futbollistët.
Promocioni i FSHF ka vijuar më tej pasi ditën e sotme cdo produkt në dyqanin zyrtar të kombëtares kuqezi do të ketë një ulje prej 30% nga vlera reale.