Milot Rashica i është gëzuar lajmit se Bersant Celina do të luaj këtë edicion në Twente
Dy yjet e Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica dhe Bersant Celina do të luajnë këtë edicion në Erdevisen holandeze.
Sot u kompletua huazimi i Celinës nga Manchester City në Twente, ndërsa Rashica që luan në Vitesse i ka uruar mirëseardhje.
“Bersant Celina, mirë se vjen në Holandë vëlla. Shihemi së shpejti”, ka shkruar Rashica në Twitter.
Ndërsa shumë shpejtë ka ardhur edhe reagimi i Celinës, i cili shkruan: “Faleminderit vëlla. Shihemi”.