Sport

Arsenal-Valencia, vazhdojnë bisedimet për Mustafin…

16.08.2016 11:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Arsenal-Valencia, vazhdojnë bisedimet për Mustafin…

Arsenal mbetet në garë për të marrë shërbimet e Shkodran Mustafi nga Valencia dhe “topçinjtë” po vazhdojnë negociatat me klubin spanjoll. 24-vjeçari është kërkuar me ngulm nga trajneri Arsene Wenger duke parë se qendërmbrojtësit Per Mertesacker dhe Gabriel janë të dëmtuar. Lojtari i Gjermanisë, me origjinë shqiptare, shihet si përforcimi i duhur për të ndalur problemet në prapavijë, teksa Arsenal e nisi kampionatin duke pësuar katër gola, të dielën ndaj Liverpool.

Menaxheri i Shkodran Mustafit, Ali Bulut dhe babai i futbollistit Kujtim Mustafi, janë bindur nga oferta e Arsenal, por tani i takon londinezëve të plotësojnë kërkesat financiare të Valencia. “Djali im është futbollist i Valencia dhe kjo është e vetmja gjë e rëndësishme për momentin. Nuk mund të them më shumë dhe nuk mund të konfirmoj asgjë, sepse ai ka një kontratë me Valencia dhe janë ata që do të vendosin për të ardhmen e tij. Di që po bisedojnë me Arsenal, sepse ma konfirmuan vetë.” – tha Kujtim Mustafi.

Pavarësisht dëshirës së Arsenal dhe futbollistit, marrëveshja që pritej të arrihej në mesjavë ka ngecur pasi Valencia kërkon 40 milionë euro, ndërsa “topçinjtë” ofruan 35 milionë. Mustafi është zgjedhja e parë e Wenger, nëse blerja e tij do të dështojë alternativat janë Omer Toprak i Leverkusen dhe Simon Kjaer i Fenerbahce. Secili prej tyre nuk kushton më shumë se 25 milionë euro. Aaron Ramsey do të mungojë për një muaj si pasojë dëmtimi, kësisoj, kundër Leicester City, në vend të uellsianit do të luajë njëri mes Granit Xhaka, Santi Cazorla dhe Jack Wilshere.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


400 mijë euro për 700 bileta: Ky është plani i Presidencës për udhëtimet ajrore në 36 muaj

400 mijë euro për 700 bileta: Ky është plani i Presidencës për udhëtimet ajrore në 36 muaj

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

“Unitet, Çlirim, Krenari” – mesazh i fortë i “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tri oferta me vetëm 49 euro diferencë, Komuna e Podujevës jep tenderin 104 mijë euro me negocim

Tri oferta me vetëm 49 euro diferencë, Komuna e Podujevës jep tenderin 104 mijë euro me negocim

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Komuna e Prishtinës gjobitet me 20 mijë euro, publikoi në Facebook të dhënat personale të një qytetari

Komuna e Prishtinës gjobitet me 20 mijë euro, publikoi në Facebook të dhënat personale të një qytetari

Viva Fresh shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara

Viva Fresh shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara