​Dorzohën rusët, Ibrahimi e Ramadani pajisen me viza

E publikuar: 15/08/2016 18:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Labinot Ibrahimi dhe Ylber Ramadani do të mund të udhëtojnë pa probleme drejt Rusisë për të luajtur me Partizanin kundër Krasnodarit në play-off të Ligës së Evropës.

Ambasada ruse në Beograd ka mundësuar pajisjen me vizë të dy futbollistëve kosovarë të klubit kryeqytetas duke i dhënë fund kalvarit të gjatë të diskutimeve për pajisjen apo jo të tyre si dhe një bojkoti të mundshëm nga Partizani, shkruan Panorama Sport.

Për lojtarët në Beograd aplikuan dy drejtues të klubit, sekretari i përgjithshëm Gerald Burba dhe shefi i zyrës për shtyp, Olsi Ranxhi.

Ata lajmëruan pak minuta më parë klubin se të dy lojtarët janë pajisur me vizën hyrëse në Rusi dhe nuk do të ketë pengesa për ta në kufi.