Kur një muaj më parë Kristi Vangjeli firmosi për Astrën kampionen e Rumanisë të ngjasonte si një transferim I rëndësishëm në aspektin financiar dhe jo vetëm. Lotjari do përfitonte 140 mijjë euro në vit dhe kish shkuar në një klub që pretendonte të luante madje pse jo të paktën në grupet e Europa ligës. Shumë gjëra kanë ndryshuar në kaq pak kohë. Vangjeli fitoi superkupën e Rumanisë, vazhdon të jetë një lotjar i rëndësishëm, por problemet financiare të klubit kanë përfshirë edhe shqiptaret. Mediat rumune raportojnë që lojtarët janë të pakënaqur sepse nuk kanë marrë asnjë rrogë deri tani dhe kjo ka sjellë një acarim të situatës që ka reflektuar dhe në fushë,. Astra u eliminua në champions nga Copenhagen, ndërkohë që në kampionat ka grumbulluar vetëm 4 pikë. Kjo gjendje financiare mudn të prekë dhe shqiptarin i cili gjithsesi ende nuk është duke menduar asnjë lëvizje për të ardhmen. E rëndësishme për momentin është që po luan rregullisht dhe ka bindur sidomos stafin teknik që blerjet e klubit jo vetëm nuk ishte e gabuar por përkundrazi ishte efikase. Zërat në prespektivë thonë që klubi vazhdon të ketë probleme dhe javën e ardhshme nëse lotjarët largohen ndoshta një dritare e hapur për rikthimin e Vangjelit në Superiore mund të shihet si hipotezë. Për momentin klubi I Vangjelit do luajë në Europa ligë një ndeshje shumë të vështirë ndaj West Hem dhe nesë kundër anglezëve gjërat shkojnë mirë ndoshta futja në grupet e Europa Ligës mund të rregullojë disi humorin finaciar të presidentit./ss/


















