Ariado Braida ka thënë se do të transferonte Gianluigi Buffonin dhe Paulo Dybalan në Barcelona
Drejtori Sportiv i Barcelonës, Ariado Braida ka treguar dy futbollistët e Juventusit që do t’i transferonte në Camp Nou.
Ai tha se pa dyshim do t’i merrte portierin Gianluigi Buffon dhe sulmuesin Paulo Dybala.
“Cilët lojtarë të Serie A do t’i transferoja në Barcelonë? Pa dyshim Buffonin dhe Dybalan”, tha Braida për La gazzetta dello Sport. /Express/


















