Sport

Stanislav Cherchesov, trajneri i ri i Rusisë

11.08.2016 22:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Stanislav Cherchesov, trajneri i ri i Rusisë

Stanislav Cherchesov emërohet trajneri i ri i Rusisë. Ish-kapiteni i përfaqësueses së ish-Bashkimit Sovjetik pason në këtë detyrë të larguarin Leonid Slutsky, i cili zhgënjeu gjatë “Euro 2016”, duke u eliminuar që në fazën e grupeve të Europianit. Gjatë prezantimit të tij, Ministri i Sporteve, Vitaly Mutko, theksoi se Cherchersov do të ketë si objektiv kualifikimin deri në gjysmëfinale të Botërorit. Kontrata e tij do të jetë e vlefshme deri në Gusht të 2018-ës. Chechesov, i cili sezonin e kaluar ka qenë në krye të Legias së Varshavës tha se detyra e tij e parë është të ngrejë lart moralin pas dështimit në Europian.

“Nuk duhet të qajmë dhe ta lëmë veten me moral të ulët. Duhet të kthejmë nderin, respektin dhe t’i bëjmë bëjmë gjërat në mënyrën e duhur. Një njeri i vetëm nuk mund të bëjë mrekullira. Duhet një punë në grup për të arritur objektivat që i kemi vënë vetes.”

Cherchesov do të jetë i detyruar bëjë ndryshime të mëdha në skuadër për të qenë gati për Botërorin e shtëpisë. Trajneri i sapozgjedhur nuk do të ketë më shërbimet e Roman Shirokov, tashmë i tërhequr nga futbolli, ndërsa Sergei Ignashevich ka deklaruar se nuk do t’i përgjigjet më ftesës në kombëtare.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Zhegrova asiston në fitoren e Juventusit, “Zonja e Vjetër” e shkatërron Venezian

Milani synon transferimin e Bruno Fernandesit si lojtar të lirë

Lara Colturi shkruan historinë, Haradinaj: Krenaria e gjithë shqiptarëve!

Kosova po mposhtet pas pjesës së parë nga Irlanda, është edhe me një lojtar më pak

Kosova “vetëm” barazim ndaj Izraelit

Kosova “vetëm” barazim ndaj Izraelit

Komuna e Prishtinës obligohet t’ia kthejë kompanisë Kosovatex mbi 1.29 milionë euro

Publikohet video-incizimi i Halil Thaçit: Ma çeli Albin Kurti konkursin në balotazh, edhe më tha kush të pengon thirrëm

Dhëndri i shefit të Prokurimit në Policinë e Kosovës u shpall fitues i tenderit 1.2-milionësh për autobusë, procedura u anulua pas dy vjetësh

Rama: Qeveria po rrezikon Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, alarmi për humbjen e tyre është serioz

Problemi nuk është te Ministria e Financave, por te Komuna

Kurti kërkon koordinim dhe planifikim të përbashkët për organizimin e Lojërave Mesdhetare

Messi: Dua të kujtohem si sportist që luftoi gjithmonë për ëndrrat e tij

IPK gjen mangësi serioze në ekzekutimin e urdhëresave të gjykatave në 13 stacione policore

Tenderi 6.9 milionë euro për rrugën Bresalc-Gjilan: Komuna kërkoi përvojë në ndërtimin e urave, por projekti nuk parasheh asnjë urë

Komuna e Podujevës blen pelet me negocim, nga 252 mijë euro, kontrata rritet në 312 mijë euro

Gjilani mposht bindshëm Drenicën, fiton pas tri vitesh në shtëpi ndaj këtij kundërshtari