F1, Hamilton fiton edhe në Gjermani. Rosberg i katërti, Ferrari zhgënjen sërish

31.07.2016 23:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
F1, Hamilton fiton edhe në Gjermani. Rosberg i katërti, Ferrari zhgënjen sërish

F1, Hamilton fiton edhe në Gjermani. Rosberg i katërti, Ferrari zhgënjen sërish
Gara për Çmimin e Madh të Gjermanisë, e zhvilluar në pistën e Hockenheim, ka parë triumfues sërish britanikun e Mercedesit, Lewis Hamilton, edhe pse “pole position”-in e një dite më parë e kishte siguruar gjermani i kësaj skuderie, Nico Rosberg.

Hamilton arriti ta parakalonte shokun e tij të skuadrës që në momentin e startit të garës, për tëmos e humbur më kryesimin deri në xhiron e 67 dhe të fundit. Podiumi është plotësuar nga dy pilotë të rinj, Daniel Ricciardo dhe Max Verstappen, të dy të Red Bullit, të cilët lënë pas tyre gjermanin Rosberg, në atë që mund të konsiderohet si një zhgënjim përpara fansave të tij në garën e shtëpisë.

Dy pilotët e Ferrarit kanë zhgënjyer edhe më tepër, duke mos mundur të shkojnë më shumë sesa vendet 5 dhe 6, me gjermanin Vettel përpara finlandezit Raikkonen. Ndër 10 të parët renditen edhe Hulkenberg, Button, Bottas dhe Perez.

Një fitore kjo që e ngjit britanikun Hamilton në krye të klasifikimit për pilotë, me 19 pikë diferencë nga shoku i tij i skuadrës, Rosberg.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

400 mijë euro për 700 bileta: Ky është plani i Presidencës për udhëtimet ajrore në 36 muaj

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

“Unitet, Çlirim, Krenari” – mesazh i fortë i “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tri oferta me vetëm 49 euro diferencë, Komuna e Podujevës jep tenderin 104 mijë euro me negocim

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Komuna e Prishtinës gjobitet me 20 mijë euro, publikoi në Facebook të dhënat personale të një qytetari

Viva Fresh shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara