Sport

Lugano nxjerr Frederic Veselin në merkato

10.07.2016 13:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Lugano nxjerr Frederic Veselin në merkato

Frederic Veseli i shtohet listës së kuqezinjve, që duhet të gjejnë një skuadër për sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi shqiptar nuk është më në planet e Lugano-s, me skuadrën modeste që sezonin e kaluar arriti të siguronte mbijetesën në Superligën zvicerane.

Edhe pse vetëm një muaj më parë, në faqen zyrtare të klubit në “facebook”, Lugano uroi Veselin për debutimin në Kampionatin Europian, situata tashmë ka ndryshuar.

Nga një titullar dhe një lojtar i nevojshëm për skuadrën, presidenti i klubit, Angelo Renzetti ka vendosur ta shesë mbrojtësin 23-vjeçar dhe synon të mbushë arkat e klubit.

Në deklaratën e dhënë për Radio-Televizionin Zviceran pas miqësores që Lugano fitoi me Servette-n, numri një i skuadrës tha se është “në pritje që Veseli të kthehet nga pushimet pas angazhimit në Euro 2016” dhe se në rast të një oferte në shifrën e pretenduar “për klubin lojtari shqiptar është në shitje”.

Vendimi i presidentit Renzetti ka ardhur pavarësisht faktit se mbrojtësi i Kombëtares ka edhe një vit të mbetur në kontratë me skuadrën liqenore, ku u transferua gjatë vitit 2015, ndërsa vlera e Frederic Veselit në merkato përllogaritet në afro 800 mijë euro./supersport.al/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Komuna e Prishtinës gjobitet me 20 mijë euro, publikoi në Facebook të dhënat personale të një qytetari

Viva Fresh shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara

Bebe Rexha kërkon nga fansat që ta ndalin krahasimi në mes grave

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

EKSKLUZIVE: Albin Kurti përmes AKP-së i shet pa tender pronë 2524m² babait të deputetit Valon Ramadani, i fsheh emrin në dokumente

Gjykata i jep të drejtë KOSTT-it, KESCO detyrohet të paguajë kamatëvonesë për borxhin mbi 2 milionë euro

Gjykata Komerciale: KESCO duhet t’i paguajë KEK-ut 40 milionë euro

Termokos angazhon ish-zyrtarin e LDK-së si “ekspert” për projektin Solar4Kosovo

Hekuran Krasniqi vjen me projektin familjar “Tokë Shqiptare”

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë