Perez kërkon 75 milionë euro për Alvaro Moratan

E publikuar: 10/07/2016 12:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Reali i Madridit refuzon 60 milionë euro nga Chelsea për Alvaro Moratan, futbollist të cilin Los Blancos e kthyen në shtëpi duke ushtruar të drejtën e blerjes nga Juventusi për 31 milionë euro. Trajnerit të Bluve të Londrës, Antonio Conte, nuk i mbetet gjë tjetër vecse ta rristë ofertën për 22-vjecarin, nëse dëshiron ta ketë nën urdhrat e tij. Në fakt presidentit të Realit Florentino Perez, është i lëkundur dhe mendon se Morata mund të qëndrojë në kryeqytetin spanjoll. Edhe pse qëllimi i kthimit në shtëpi i Moratas, ishte për ta shitur duke arkëtuar një shume të konsiderueshme parash, tashmë janë rritur mundësitë që Zidane të ketë në dispozion gjatë sezonit të ardhshëm përvec Benzemasë, një tjetër sulmues të parë të nivelit më të lartë. Ndoshta kjo është një lojë e numrit një të klubit më të titulluar në Spanjë që Chelsea ta rritë në mbi 75 milionë euro ofertën, që në këtë rast do të ishte e parefuzueshme.

Vetë Morata ua ka bërë të qartë drejtuesve që synimi i tij është të luaj titullar, ndaj dhe Perez duhet të mendohet mirë para se të kthejë mbrapsht një tjetër ofertë nga Chelsea, sigurisht më e lartë se e para.

Alvaro Morata vjen pas një tjetër sezoni pozitiv me Juventusin, ku shënoi 12 gola në 47 ndeshje në të gjitha kompeticionetm pa harruar faktin se ëshët shndërruar pikë referimi në sulmin e “La Rojas”./ss/