“The Guardian” shkruan për performancën e Dua Lipës në Glastonbury

26.06.2016 12:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
“The Guardian” shkruan për performancën e Dua Lipës në Glastonbury

Një ndër mediumet më të fuqishme botërore, britanikja “The Guardian”, i ka kushtuar një shkrim lavdërues performancës së këngëtares shqiptaro-londineze, Dua Lipa, për paraqitjen e saj në festivalin madh britanik, Glastonbury.
“The Guardian” thotë se për disa artistë, Glastonbury është thjeshtë një ndalesë freskie në verën e nxehtë: megjithatë, gjatë performancës së Dua Lipës, u pa qartë se ajo dhe ekipi i saj janë të interesuar që ajo të jetë artistja më depërtuese e vitit.

“Këngëtarja, e lindur në Londër me prindër shqiptarë nga Kosova, menaxhohet nga menaxhmenti që e bëri të famshme Lana del Reyn; të cilët presin që edhe ajo të arrij mega-suksesin e saj. Performanca e djeshme, e kalkuluar dhe e sigurt, nis me tre prej anëtarëve të bendit të saj, burra të veshur me veshje sportive të firmës Adidas, duke e ndezur audiencën me bateritë zhurmuese dhe me tingujt historikë; emri i saj i shkruar me shkronja të mëdha ngjyrë vjollce, për t’u siguruar se e tërë audienca, jo vetëm se do ta dëgjojë atë, por edhe do të besojë se një yll i madh po del në skenë”, shkruan e përditshmja britanike, transmeton Koha.net.

“Ajo pati rastin që të paraqitej për publikun për disa minuta pas intros elaboruese e veshur me një pallto të gjatë ngjyrë rozë, varëse fyti, platformë gotike dhe një kominoshe pa këmbë; paraqitje gjysmë Pussycat Doll dhe gjysmë Charli XCX. Vetë muzika është një lloj popi i përzier me turbo-sint dhe me tekste të ngarkuara (“Nëse nuk e bëjmë rrëmujë të tërën, të garantoj se do të t’çemnd”, këndon ajo para se të dërgojë një puthje). Për ta dëshmuar edhe më shumë veten, ajo këndon edhe një këngë të Jamie xx, përformancë e cila kryhet në mënyrë të përkryer”, potencon më tej “The Guardian”.

“Ajo duket qartë se është e mahnitur nga turma e madhe (“Është një ëndërr e madhe që është bërë realitet për mua”, kishte shkruar ajo pas performancës) ku gjenden shumë vajza të reja të hijeshuara me lule që shkrepin “selfie’”, shkruan e madhja britanike, transmeton Koha.net.

Në fund, “The Guardian” thotë se performanca e saj mund të jetë më e rafinuara dhe më kompetentja e zhanrit pop që Glastonbury mund të pres këtë vikend.

Ndërkaq, edhe “NewsWeek” i ka kushtuar disa rreshta Dua Lipës, duke thënë se audienca e festivalit “Glastonbury” mund të mburret që kanë dëgjuar një yll si Dua të performojë live.

“Dua Lipa momentalisht është duke u klasifikuar lartë në top-listat angleze me këngën e saj “Hotter Than Hell” dhe teksa ylli i saj po rritet, audienca e Glastonbury mund të thonë se ishin ndër të parët që e panë atë live. Albumi debutues i këngëtares shqiptaro-angleze pritet të lansohet gjatë këtij viti, por, duke u bazuar në këngët e saj të mëhershme, ajo është nominuar për çmimin BBC Zëri i Vitit 2016. Të shtunën ajo u paraqit në skenën “John Peel” ndërsa të dielën do të paraqitet në skenën “Sonic””, shkruan “NewsWeek”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hoti: Më 7 qershor, qytetarët e Kosovës do të vendosin për partneritetin strategjik të Kosovës me BE-në e SHBA-në

Hoti: Më 7 qershor, qytetarët e Kosovës do të vendosin për partneritetin strategjik të Kosovës me BE-në e SHBA-në

Veliu me “jo” të madhe për Abdixhikun e Osmanin, të parin e quan mashtrues, të dytën avanturiere

Veliu me “jo” të madhe për Abdixhikun e Osmanin, të parin e quan mashtrues, të dytën avanturiere

Lladrovci pas refuzimit të Limajt nga PDK: Kreatorët e kësaj fryme s’po i bëjnë shërbim Kosovës, e as partisë

Lladrovci pas refuzimit të Limajt nga PDK: Kreatorët e kësaj fryme s’po i bëjnë shërbim Kosovës, e as partisë

Kurti hapi konferencën “Future Industry Minds 2026“, thotë se Kosova ka potencial të madh të fuqisë punëtore

Kurti hapi konferencën “Future Industry Minds 2026“, thotë se Kosova ka potencial të madh të fuqisë punëtore

Ekspertja thotë se për transkriptimin e audios nga vizita e Kuçit përdori Inteligjencën Artificiale

Ekspertja thotë se për transkriptimin e audios nga vizita e Kuçit përdori Inteligjencën Artificiale

Abdixhiku: Kemi nevojë për një politikë që bashkon, e ardhmja s’u përket atyre që përçajnë

Abdixhiku: Kemi nevojë për një politikë që bashkon, e ardhmja s’u përket atyre që përçajnë

Sot përfundon afati për subjektet e reja politike për aplikim për certifikim në zgjedhjet e 7 qershorit

Sot përfundon afati për subjektet e reja politike për aplikim për certifikim në zgjedhjet e 7 qershorit

Kushtet e vështira të punës, pagat e ulëta e sigurimi shëndetësor, sfidat kryesore të Policisë së Kosovës

Kushtet e vështira të punës, pagat e ulëta e sigurimi shëndetësor, sfidat kryesore të Policisë së Kosovës

Kurti argëtoi pak partinë, Albulena Haxhiut ia përmendi një kallabllëk funksione, Avni Deharit i tha se së shpejti do të jetë “Dehari 3”

Kurti argëtoi pak partinë, Albulena Haxhiut ia përmendi një kallabllëk funksione, Avni Deharit i tha se së shpejti do të jetë “Dehari 3”

GLPS: Partitë politike të mos kandidojnë persona me aktakuza dhe probleme me ligjin

GLPS: Partitë politike të mos kandidojnë persona me aktakuza dhe probleme me ligjin

Thaçi: Ka ardhur koha që zgjedhja e presidentit të bëhet drejtpërdrejt nga qytetarët

Thaçi: Ka ardhur koha që zgjedhja e presidentit të bëhet drejtpërdrejt nga qytetarët

Bajqinovci thotë se Osmani shkoi në LDK për pozitë: Njejtë edhe me Kurtin, kur nuk e mori pozitën u largua

Bajqinovci thotë se Osmani shkoi në LDK për pozitë: Njejtë edhe me Kurtin, kur nuk e mori pozitën u largua

Besian Mustafa tregon pse Vjosa Osmani do të garojë me LDK-në

Besian Mustafa tregon pse Vjosa Osmani do të garojë me LDK-në

Kurti: BE-ja duhet të punojë për të siguruar statusin e kandidatit për Kosovën

Kurti: BE-ja duhet të punojë për të siguruar statusin e kandidatit për Kosovën

Haxhiu thirrje ndërkombëtarëve: Trajtoni me prioritet shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë

Haxhiu thirrje ndërkombëtarëve: Trajtoni me prioritet shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë

Maqedonci takohet me homologun e tij britanik në Turqi

Maqedonci takohet me homologun e tij britanik në Turqi