Sport

Anglia dhe Bale driblojnë, por Europiani vuan për gola

25.06.2016 01:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Anglia dhe Bale driblojnë, por Europiani vuan për gola

Faza e grupeve të Europianit u arkivua dhe tashmë është koha e bërjes së bilanceve për aspekte të ndryshme të lojës siç është driblimi. Në këtë pikë ajo që kryeson është Anglia me 19.7 të tilla e ndjekur nga Gjermania, Sllovakia dhe Rumania.

Përsa i përket futbollistëve, ai që kryeson është Gareth Bale me 13 driblime në 3 ndeshje. Uellsiani është ai që kryeson edhe përsa u përket gjuajtjeve në portë me një mesatare prej 4 gjuajtjesh për ndeshje.

Në këtë fazë të parë të Europianit janë shënuar 69 gola, me një mesatare prej 1.92 golash për ndeshje, kuota më e ulët në fazën e grupeve të këtij kompeticioni që nga viti 1992 kur mesatarja ishte 1.75 gola për ndeshje.

Ukraina ishte e vetmja skuadër që nuk shënoi gola në këtë Europian, ndërsa Shqipëria, Suedia dhe Austria ia dolën mbanë të shënonin vetëm 1 gol.

Kompaktësia taktike e skuadrave vërtetohet edhe nga një e dhënë tjetër. Vetëm 10.1% e golave kanë ardhur si pasojë e aksioneve të kundërsulmit, 40.6% e tyre janë realizuar nga goditjet standarde.

Ibrahimovic ishte ai që bëri bujë për rendimentin shumë të dobët në sulm në këtë Europian, asnjë gol dhe vetëm 1 gjuajtje në portë në 270 minuta, por as Italia nuk ka bërë më mirë. Në 3 ndeshje, Italia gjuajti 24 herë në portë dhe shënoi 3 gola, vetëm Irlanda e Veriut dhe Islanda kanë bërë më pak tentativa se Italia në portat kundërshtare, respektivisht 17 dhe 21 gjuajtje në portë.

Italia së bashku me Rumaninë dhe Shqipërinë mbajnë vendin e parë përsa u përket kartonëve të verdhë; 10 të tilla secila, por skuadra jonë kombëtare ka në bilancin e saj edhe 1 karton të kuq.

Përsa u përket numrit të faulleve, Rumania është e para me 52 të tilla, e ndjekur nga “të kaltrit” e Contes me 49./tch/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

EKSKLUZIVE: Albin Kurti përmes AKP-së i shet pa tender pronë 2524m² babait të deputetit Valon Ramadani, i fsheh emrin në dokumente

EKSKLUZIVE: Albin Kurti përmes AKP-së i shet pa tender pronë 2524m² babait të deputetit Valon Ramadani, i fsheh emrin në dokumente

Gjykata i jep të drejtë KOSTT-it, KESCO detyrohet të paguajë kamatëvonesë për borxhin mbi 2 milionë euro

Gjykata i jep të drejtë KOSTT-it, KESCO detyrohet të paguajë kamatëvonesë për borxhin mbi 2 milionë euro

Gjykata Komerciale: KESCO duhet t’i paguajë KEK-ut 40 milionë euro

Gjykata Komerciale: KESCO duhet t’i paguajë KEK-ut 40 milionë euro

Termokos angazhon ish-zyrtarin e LDK-së si “ekspert” për projektin Solar4Kosovo

Termokos angazhon ish-zyrtarin e LDK-së si “ekspert” për projektin Solar4Kosovo

Hekuran Krasniqi vjen me projektin familjar “Tokë Shqiptare”

Hekuran Krasniqi vjen me projektin familjar “Tokë Shqiptare”

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian