Rusia është përjashtuar nga Lojërat Olimpike Rio 2016.
Lajmi bombë konfirmohet nga “Independent”, që tregon edhe arsyen se pse atletët rusë nuk do të mund të marrin pjesë në “Rio 2016”.
Vendimi është përfundimtar, ndërsa ai ka ardhur për shkak të përdorjes së substancave të palejueshme nga atletët rusë, përcjellë “Lajmi.net”.
Kjo është një goditje e madhe për Rusinë, që rrezikoi po ashtu edhe përjashtimin nga “Euro 2016”, për shkak të dhunës së tifozëve.