Copa America, Argjentina e Uruguai fitojnë miqësoret

E publikuar: 28/05/2016 15:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Cola të rallë si ky që sapo patë, luftë sportive, spektakël dhe emocione pa fund është kjo ajo cka pritet të ofrojë Copa America Centenario, edicioni special që do të nisë në datën 3 Qershor dhe që do të transemetohet drejtëpërdrejtë në Digitalb, nëpërmjet kanaleve Supersport.

Argjentina, favoritja e madhe e këtij kompeticioni, i nisi me një fitore me rezultat të ngushtë ndaj Hondurasit përgatitjet për Copa America që me rastin e 100 vjetorit do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gonzalo Higuain momenti i artë për sulmuesin e Napolit vazhdon. Në minutën e 31-të miqësores ndaj Hondurasit e zhvilluar në provincën e San Juan, El Pipita shpiku një tjetër magji për ti dhënë fitoren La Selecion. Skuadra e Gerardo Martinos e cila në këtë sfidë humbi për arsye dëmtimi Lionel Messin kërkoi të realizonte të tjera gola por nuk arriti të thyente dot mbrojtjen e ngjeshur të kombëtares nga Amerika Qëndrore.

Pa Luis Suarez të dëmtuar por me një Edinson Cavani në superformë, Uruguai i Carlos Tabarez ishte përfaqësuesja tjetër e madhe që siguroi një fitore të rëndësishme përpara fillimit të Copa America. Në Estadio Centenario të Montevideos, kombëtarja Celeste mposhti 3-1 me përmbysje, Trinidad e Tobacon. Golit të Ëilliams në fillimin e sfidës iu përgjigj Edinson Cavani me dy finalizimet e tij ndërsa për të hipotekuar fitoren e Uruguait mendoi mesfushori i Fiorentinës Matias Vecino që në minutën e 52-të pas asistit të Rolan realizoi edhe golin që i coi shifrat në 3-1.

Zhgënjeu Kili që u mund 1-2 në shtëpi nga Xhamajka një tjetër përfaqësuese që do të marrë pjesë në Copa America Centenario ndërsa Costa Rica kaloi 2-1 Venezuelën.