Volkswagen prezanton prodhimin e ri, thjeshtë mahnitës

E publikuar: 26/05/2016 09:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Volkswagen Beetle Dune është emri i versionit të ri me stil offroad, i cili debuton në Sallonin e Los Angeles. Pajimet, ngjyrat e përzgjedhura për karrocerinë dhe detajet e reja, frymëzohen nga të famshmet “dune buggy” të shkretëtirave, që mbërritën në Evropë ndërmjet viteve ’60 dhe ’70. I ofruar si në variantin coupé ashtu edhe ne atë cabriolét, Beetle Dune do të jetë në shitje në me një çmim bazë përkatësisht prej 23.625 dhe 27.800 euro. Motorët për tregun evropian janë me benzinë nga 105, 150 dhe 220 kf, si dhe turbodiesel me 110 dhe 150 kf.

Elementet që e dallojnë këtë Volkswagen Beetle Dune dhe Dune Cabriolet nga versionet normale të Beetle janë lartësia më e madhe nga toka prej 10 mm, kornizë metalike Reflex Silver në pjesën e përparme dhe të pasme, bordurat prej plastike të zezë rreth parafangove, parakolpit dhe në pjesën anësore. Në pjesën e përparme spikat për herë të parë një maskerinë e gjerë në formë koshere bletësh. Shkrimi “Dune” në pjesën anësore kombinohet me pjesën e pasme të lyer me të zezë, me dritat Led me dizajn të ri si dhe me disqet Canyon 18″.

Veçantitë e Beetle Dune vërehen edhe në kabinë, ku bie në sy paneli qendror i lyer me të njëjtën ngjyrë të karrocerisë, qepjet e sediljeve sportive me kontrast, timoni prej lëkure, leva e kambios dhe e frenës së dorës që alternohen me kombinimet e ngjyrave të kabinës. Sistemi infotainment, i pajisur me Discover Media dhe Composition Media, ofron funksionet e komandave vokale, radio dixhitale DAB+ dhe navigator, me sistemin ekskluziv audio Fender (me kërkesë), i cili është i përbërë nga një amplifikator me 10 kanale, fuqi 400 vat, woofers, tweeter dhe subwoofer të studiuar për të rritur performancën e dëgjimit të muzikës në kabinë.