Sport

Granit Xhaka te Arsenali: Një ëndërr që realizohet

25.05.2016 17:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Granit Xhaka te Arsenali: Një ëndërr që realizohet

Granit Xhaka është zyrtarisht një lojtar i Arsenalit. Gjigandët e Premier League zyrtarizuan transferimin e 23-vjeçarit nga Borussia Monchengladbach. Blerja e mesfushorit me origjinë shqiptare, i kushtoi “topçinjve” 46,1 milionë euro, ose ndryshme 35 milionë stërlina. Investimi bëhet edhe më i rëndësishëm pasi mediat britanike zbuluan detaje të rëndësishme nga kontrata 5-vjeçare e lojtarit, i cili do të përfitojë një pagë javore prej 145 mijë euro. Granit Xhaka e përfundoi transferimin te klubi londinez prej së enjtes së kaluar, kur zhvilloi vizitat mjekësore dhe pozoi me fanellën e re të skuadrës, ndërsa mesfushori tha edhe fjalët e para si lojtar i Arsenalit.

Granit Xhaka

Jam shumë i lumtur që do të luaj në Angli. Për mua është një ëndërr që realizohet. Ndeshja e parë e futbollit që kam parë në fëmijërinë time ka qenë nga Premier League. Më pëlqen futbolli anglez. Loja në Premier League është agresive, por më pëlqen mënyra sesi luan Arsenali.

Pasi pranoi se e ka ndjekur mesfushorin prej një kohe të gjatë, Arsen Wenger vendosi ta finalizojë marrëveshjen përpara startit të Euro 2016. Ndërkohë, Xhaka do ti bashkohet ekipit në “Fly Emirates” vetëm në përfundim të Euro 2016, ku përfaqëson Zvicrën.

Granit Xhaka

Çdo ndeshje në Angli është një betejë, por Arsenali është në gjendje të prodhojë futboll të bukur. Ottmar Hitzfeld më ka cilësuar Schëeinsteigerin e ri? Nuk e di, unë jam Granit Xhaka. Shumë vite më parë, prindërit mi linin mua çelësat e shtëpisë, edhe pse kam një vëlla më të madh. Jam një lider i lindur dhe fakti që kam qenë kapiteni më i ri në historinë e Monchengladbach ka qenë një eksperiencë e mirë. Arsenali e mbylli sezonin në vendin e dytë, por unë shpresoj që sezonin e ardhshëm do të shpallemi kampionë.

Me 46,1 milionë euro të paguara, Granit Xhaka bëhet blerja e dytë më e shtrenjtë në historinë e Arsenalit, pas 56 milionë eurove që “topçinjtë” i paguan Realit të Madridit në vitin 2013 për Mesut Ozil./supersport.al/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


400 mijë euro për 700 bileta: Ky është plani i Presidencës për udhëtimet ajrore në 36 muaj

400 mijë euro për 700 bileta: Ky është plani i Presidencës për udhëtimet ajrore në 36 muaj

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

“Unitet, Çlirim, Krenari” – mesazh i fortë i “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tri oferta me vetëm 49 euro diferencë, Komuna e Podujevës jep tenderin 104 mijë euro me negocim

Tri oferta me vetëm 49 euro diferencë, Komuna e Podujevës jep tenderin 104 mijë euro me negocim

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Komuna e Prishtinës gjobitet me 20 mijë euro, publikoi në Facebook të dhënat personale të një qytetari

Komuna e Prishtinës gjobitet me 20 mijë euro, publikoi në Facebook të dhënat personale të një qytetari

Viva Fresh shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara

Viva Fresh shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara