Bavarezët festojnë titullin, Guardiola shfaqet triumfant para lamtumirës (Foto)

E publikuar: 14/05/2016 20:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bavarezët kanë festuar këtë të shtunë marrjen e titullit, pasi siguruan fitoren në shtëpi në ndeshjen e fundit të sezonit.
Fitorja 3-1 ndaj Hannover është pasuar nga festimet për titullin e radhës të Bundesligës, ku Pep Guardiola ka marrë pjesë si triumfant në prag të lamtumirës.

Robert Lewandowski u dha kampionëve kryesimin në fillim të ndeshjes, duke u bërë lojtari i parë që arrin kuotën e 30 golave në një sezon në Bundesligë, rekord që mbahej nga Dieter Muller i Koln në sezonin 1976-77.

Mario Gotze, për të cilin përflitet gjithmonë e më shumë kalimi tek Liverpool, shënoi dy gola në secilën pjesë të ndeshjes.

Guardiola pritet t’i japë fund zyrtarisht aventurës së tij gjermane fundjavën e ardhshme, pas takimit DFB-Pokal kundër Borussia Dotrmund.

/tch/