Sport

FSHF: Miqësorja Shqipëri-Qatar luhet në Hartberg

29.04.2016 19:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
FSHF: Miqësorja Shqipëri-Qatar luhet në Hartberg

Tre javë pasi kompania IFCS, organizatore e miqësores së 29 Majit ndërmjet Shqipërisë dhe Katarit, edhe FSHF zyrtarizoi se ndeshja do të luhet në e qytetit të Hartbergut, në Austri. Bëhet fjalë për një impiant me kapacitet vetëm 6 mijë vendesh, i cili shërben si një objekt multi-funksional, jo vetëm për ndeshje futbolli, por edhe gara atletike dhe shfaqje muzikore.

Stadiumi i Hartbergut disponon dy tribuna të mbulluara, ku në tribunën kryesore ndodhet pjesa Vip e pajisur me ambiente gastronomie. Çmimi i biletave aty do të kushtojë 25 euro për çdo ulëse. Ndërkohë, në pjesët pas portave, është përllogaritur që afro 1400 tifozë të qëndrojnë në këmbë. Për miqësoren e Kombëtares me Katarin, çmimi në këtë rast është 15 euro. Sfida e 29 Majit do të jetë përballja e dytë e Shqipërisë me përfaqësuesen nga Gadishulli Arab, pas asaj të luajtur në vitin 2012 në Spanjë, ku kuqezinjtë fituan me shifrat 2-1.

Menjëherë pas ndeshjes me Katarin, Kombëtarja do të udhëtojë drejt Italisë, për miqësoren e 3 Qershorit me Ukrainën, në stadiumin “Attleti Azzurri” të Bergamos. Të dyja sfidat cilësohen tejet të rëndësishme për stafin e drejtuar nga De Biasi, por edhe për lojtarët, në kuadër të finaleve të Euro 2016.

Kombëtarja do të qëndrojë në Itali deri më datë 6 Qershor, për t’u transferuar më pas në rezidencën e saj për evenimentin në Francë, në Peros Guirec. Kuqezinjtë debutojnë në Kampionatin Europian me ndeshjen e 11 Qershorit përballë Zvicrës në Stade Bollaert-Delelis të Lens-it, në orën 15:00./supersport/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Komuna e Prishtinës gjobitet me 20 mijë euro, publikoi në Facebook të dhënat personale të një qytetari

Viva Fresh shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara

Bebe Rexha kërkon nga fansat që ta ndalin krahasimi në mes grave

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

EKSKLUZIVE: Albin Kurti përmes AKP-së i shet pa tender pronë 2524m² babait të deputetit Valon Ramadani, i fsheh emrin në dokumente

Gjykata i jep të drejtë KOSTT-it, KESCO detyrohet të paguajë kamatëvonesë për borxhin mbi 2 milionë euro

Gjykata Komerciale: KESCO duhet t’i paguajë KEK-ut 40 milionë euro

Termokos angazhon ish-zyrtarin e LDK-së si “ekspert” për projektin Solar4Kosovo

Hekuran Krasniqi vjen me projektin familjar “Tokë Shqiptare”