Si i organizoi Serbia Demonstratat e vitit 1981

E publikuar: 22/03/2016 20:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sabri Maxhuni (Novosella)

Pas demonstratave të marsit të vitit 1981, erdhën në dyqanin tim në Adapazar të Turqisë, Abdullah Prapashtica, Faton Topalli dhe Osman Osmani.
Ata më njihnin mirë, kurse unë nuk i njihja konkretisht. Posaqërisht më njihte mirë Abdullah Prapashtica pasi që kishte punuar si inspektor i UDB (Unutrasnja Drzavna Bezbednost – Sigurimi i brendshëm shtetëror).
Abdullahu m’u kujtua si fytyrë prej kohës kur më tregonte se si i kishin vëzhguar hyrje-daljet në dyqanin tim, kurse Osman Osmani më kishte njohur nga një lidhje familjare që e kishim (halla ime ishte e martuar për një kushëri të babës së tij). Kjo lidhje familjare që e kisha me Osman Osmanin, më bëri që t’u besoj se, së paku nuk kishin ardhur për ta kryer ndonjë detyrë të UDB kundër meje, ashtu siç kishin ardhur para ca kohe Rabit Zylfiu dhe i vëllai Rrahman Zylfiu, të cilët i zbuloi Shukri Demiri (tani jeton me familje në Stokholm të Suedisë), i cili shërbente si polic në Policinë Turke. Të njejtit u dënuan me nga 4 vjet e 6 muaj burg, kurse një Skenderi që kishte qenë me ta i kishte ikur policisë turke dhe ishte kthyer në Jugosllavi, pa e kryer detyrën.
Pas një bisede bukur të gjatë në dyqanin tim, me ç’rast më njoftuan për aktivitetin e tyre e që ishin rrezikuar që të burogseshin nga milicia jugosllave, i mora dhe i dërgova në banesën time. Shoqja ime Safetja, na priti si zakonisht që i priste të gjithë shokët e mi të përditshëm. Pas përshendetjeve të zakonshme, e njoftova Safeten se Osmani qenka djali i kushëririt të burrit të hallës Nazmije. Safetja ia njifte shumë mirë edhe nënën Osmanit dhe qajti, jo për Osmanin, se ishte mësuar më kësi djemsh që vinin vazhdimisht, por për nënën e Osmanit, duke thënë se edhe asaj i paska ndodhë si nënës Naile, nënës sime, që tërë jeta i ka kaluar para dyerve të burgjeve, duke shkuar që t’i vizitojë djemtë dhe nipat në burgjet jugosllave.
Gjatë kohës sa qëndruan në Turqi, Fatoni shumicën e kohës ndejti në banesën time, kurse Abdullahu me të shoqën Nazmien dhe Osmanin rrinin tek te disa familjarë të tyre në Adapazar, por edhe në Ankara.
Për veprimtarinë time (për ato që diheshin u tregova, por për disa veprime të UDB që unë nuk i kisha ditur, m’i tregoi Abdullahu, që i kishte mësuar në UDB, si inspektor i lartë i UDB-së që kishte qenë).
Më njoftuan se si e kanë organizuar Partinë Komuniste Marksiste Leniniste të Shqiptarëve në Jugosllavi dhe për veprimtarinë e saj dhe shokët e tyre që ishin burgosur, për çka edhe ishin rrezikuar edhe ata të burgoseshin, andaj kishin qenë të detyruar të arratiseshin.
Abdullah Prapashtica më njoftoi detalisht për ngjarjet si kishin ndodhur, posaçërisht në organizimin dhe zhvillimin e demonstratave të muajit mars të vitit 1981. Abdullahu rrëfente, ndërsa Osmani nganjëhere e plotësonte. Fatoni më la përshtypje të një djaloshi shumë të mirë dhe të sinqert dhe fliste shumë rrallë.
Para shpërthimit të demonstratave të marsit 1981, isha në kontakt të kohë pas kohshëm me përfaqësuesin e Enver Hoxhës në Ambasadën e Ankarasë Prof. Dr. Bujar Hoxhën, i cili më ftonte kohë pas kohe në ndonjë restorant dhe vazhdimisht shtronte pyetjen: A po përgaditet diçka në Kosovë, a po bëjnë diçka kosovarët për Kosovën? Posa shpërthyen demonstratat, më ftoi dhe më udhëzoi duke më thënë: MOS U NDALNI, MOS U NDALNI.
Thirrjet u shpeshtuan kur filluan arratisjet e djalërisë dhe popullit në përgjithësi, nga Kosova. Prof. Dr. Bujar Hoxha më tha tekstualisht: Mos i lejoni me ardhë në Shqipëri, mos ja vëni edhe një lak në fyt Shqipërisë siç na ka vënë imperializmi amerikan dhe reaksioni europian!!!
U stepa por nuk u habita, ngase e dija që dora kriminale e Enver Hoxhës ishte zgjatur edhe në Kosovë për ta goditur popullin shqiptar, nën robërinë jugosllave, sa më rëndë.
Për argumentimet e Abdullah Prapashticës se kush dhe si i organizoi demonstratat e vitit 1981, i kam njoftuar shokët menjëher, posaqërisht Metush Krasniqin dhe Jusuf Gërvallën, por për hir të sakrificës së djalërisë që e bëri në ato ngjarje, kemi vendosur që mos t’i publikojmë.
Përkundër faktit se nuk deshëm që t’i publikojmë argumentet se kush dhe si i organizoi demonstrata e vitit 1981, ne të Lëvizjes së Metush Krasniqit (LNÇKVSHJ) menjëhere dolëm me KOMUNIKATË se nuk i kemi organizuar ato demonstrata, duke shpreh dhëmbje për djalërinë që u sakrifikua dhe njerëzit që ishin të detyruar të shpërnguleshin.
Për natën kritike kur punohej në organizimin e demonstratave, më njoftoi Abdullah Prapashtica, i cili tha: 
Si inspektor i UDB-së që isha, u caktova që ta përcjelli punën që bënin disa studentë në një dhomë të konviktit të studentëve në Prishtinë rreth organizimit të demonstratave ditën e nesërme.
Në mesin e grupit të organizatorëve ka qenë një student, bashkëpuntor i UDB-së. Ate e caktuan për të kontribuar në organizimin e demonstratave dhe për të më njoftuar mua, ku unë pastaj e njoftoja Qendrën në Sekretariatin e Punëve të Brendshme në Prishtinë për ecurin e përgaditjeve për demonstrata. Ai person që nxiste të tjerët për organizimin e demonstratave për ditën e nesërme, kohë pas kohe dilte dhe më informonte mua për zhvillimin e bisedimeve, për organizimin e demonstratave, kurse unë (Abdullah Prapashtica) e njoftoja Sekretariatin e Punëve të Brendshme në Prishtinë.
Në pyetjen time se pse Abdullah nuk i burgoste milicia këta studentë që merrnin vendime për organizimin e demonstratave ditën e nesërme gjatë mbajtjetjes së mbledhjes apo pas marrjës së vendimit për organizimin e demonstratave?!, Abdullahu m’u përgjigj tekstualisht: Nuk donin t’i burgosnin!!!

Në pyetjen time tjetër: Pse Abdullah nuk i njoftove studentët se janë të përcjellur nga UDB-ja për krejt çka po vendosnin dhe se cili ishte studenti që i nxiste dhe i përcillte të tjerët që merrnin vendime për organizimin e demonstratave?!, Abdullahu m’u përgjigj: Po t’i njoftoja, do të dekonspirohesha! 
(këto që i përshkrova, nëse nuk janë të vërteta, të thëna nga goja e Abdullah Prapashticës, një betim publik: Në zjarr i pafsha duke u djegur fëmijët e mi, nipat e mi, stërnipat e mi dhe tërë familjen time, pasardhësit e babës Ismail dhe nënës Naile. Këtë betim e bëj edhe me 24 pleq dhe atë para kamerave televizive).

E kemi thënë edhe në KOMUNIKATË, po e përseris edhe me këtë rast: Nder dhe respekt ndaj të gjithë atyre që u sakrifikuan si, Gani Kocit, Ali Lajqit, etj., duke mos e ditur se ishin në kurthin e Sekretariatit të Punëve të Brendshme të Jugosllavisë!!!
Me këtë rast e kam edhe një pyetje publike për Gani Kocin, Ali Lajqin e pjesmarrës të tjerë të asaj mbledhje:

A e kanë zbuluar ndonjëherë studentin – agjent të UDB-së – që e kryente detyrën të cilën ia kishte ngarkuar UDB-ja për organizimin e demonstratave?
Abdullah Prapashtica pasi kaloi në Europë, filloi ta nxjerr një revistë me titull “Puntorët”. 
Në atë revistë, thotë se demonstratat e marsit të vitit 1981 i ka organizuar Partia Komuniste Marksiste Leniniste e Shqiptarëve të Jugosllavisë.
Edhe një sqarim, ne të Lëvizjes së Metush Krasniqit kemi qenë të vendosur me u ikë ekceseve, për mos t’iu dhënë shkas armikut me e goditë popullin, pa u përgatitur deri në momentin e duhur që me armë t’i çlirojmë territoret shqiptare. Moment të duhur e kemi paraparë vdekjen e Titos dhe atë, që pushka jonë të mos jetë e para, por menjëherë pas tjerëve që punonin në atë drejtim. E parashihnim, pushka e parë do të jetë e kroatëve, këto i kemi pasë edhe në Program Statutin e Lëvizjes, të cilin mund ta gjeni në Librin e Prof. Dr. Et’hem Çekut.

Për të dalur publikisht me këto të vërteta për të kaluarën, më nxitën ngjarjet që po na ndodhin në ditët e sotshme.
Disa nga ata që ia krijuan mundësinë serbo-sllavëve për t’i shpërngulur më se 300 mijë shqiptarë për mos me t’u kthyer kurrë më në Kosovë dhe për t’i ndërmarrë Serbia të gjitha ato veprime që i bëri këtu në Kosovë, sot i kemi në kreun e VV-së dhe në ballë të atyre që po ia qesin tymin Kuvendit të Republikës së Kosovës!!! /Bota sot/