Boksieri shqiptar Haxhi (Robin) Krasniqi ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme sonte kundër turkut me shtetësi gjermane, Cagri Ermis, raporton Koha.net.
Pas tetë rundeve të zhvilluara sot në Berlin në kategorinë super të mesme Krasniqi fitoi me vendim anonim të gjyqtarëve.
Më këtë fitore ai i hap rrugën vetit për të luftuar edhe për titull të botës.