Mr. Lulzim A. Beqiri
Administrata Tatimore e Kosovës, nga 01 Shtator 2015, do të aplikojë pakon e re fiskale, si: Ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Ligjin për Tatimin në të Ardhura Personale, si dhe Ligjin për Tatimin në të Ardhura të Korporatave.
Norma standarde e TVSH-së 18%,
Norma e reduktuar e TVSH-së 8%.
A po ndodh me të vertetë kjo se ?
Në praktikë nuk realizohen aspak, për shembull një bukë para se të përshkallëzohej TVSH-ja në lagjen time kushtonte 0.30 euro, pas përshkallëzimit të TVSH-së ka mbet i njëjti çmim prej 0.30 euro, i vetmi ndryshim që ka ndodh është se në kuponin fiskal nuk figuron TVSH-ja prej 8% por totali i fatures pa TVSH. Gjithashtu edhe produktet tjera esenciale që përfshihen në shporten e konsumatorit dhe që kanë fituar të drejten e lirimit nuk aplikohen thujse askund.
Pastaj paralajmrimi i ATK-së për faljen e borxheve, nuk është duke u zbatuar dhe ATK po manipulon me faljen e borxheve të bizneseve pas plotësimit të kushteve.
Ligji Nr. 05/L-043 për Faljen e Borxheve Publike, u mundëson tatimpaguesve të përfitojnë në shlyerjen e borxheve të vjetra dhe detyrimeve tjera ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).
Nga falja e borxheve publike për periudhën deri 31 Dhjetor 2008, përfitojnë të gjithë personat të cilët kanë obligime të pashlyera ndaj Administratës Tatimore të Kosovës, me kusht që të njëjtit të kryejnë pagesën e plotë të kryegjësë për periudhën nga 01 Janar 2009 deri me 31 Dhjetor 2014.
Personat të cilët plotësojnë kriteret e lartpërmendura, përveç faljes së tërësishme të borxhit për periudhën deri me 31 Dhjetor 2008, do të përfitojnë edhe me faljen e gjobave, ndëshkimeve, interesit dhe çdo obligim tjetër që rrjedh nga mos pagesa me kohë e borxhit bazë për periudhën 01 Janar 2009 deri me 31 Dhjetor 2014.
Për të përfituar nga falja e borxheve ndaj ATK-së, tatimpaguesi duhet:
1. Të kryej pagesën e plotë të tatimit bazë (kryegjësë) për periudhën nga 01 Janar 2009 deri me 31 Dhjetor 2014
2. Të lidh marrëveshje me ATK, për pagesën e borxheve me këste, për periudhën 01 Janar 2009 deri me 31 Dhjetor 2014.
Sipas ATK-së çdo kush që paguan menjëherë bazën e borxhit ndaj ATK-së do ti falen borxhi i vjetër, ndëshkimet, interesin dhe gjobat, ndërsa kush paguan me marrëveshëje duhet të paguan bazën, interesi, dhe gjopa ndersa falen ndëshkimet.
Por bizneset po hasin në veshtërsi sa i përket faljes së ndëshkimeve dhe interesit për kontributet pensionale, edhe pse shumë biznese kanë paguar bazën, ata po detyrohen ti paguajnë edhe ndëshkimet dhe interesin, gjë që po bie në kundershtim me ligjin mbi faljen e borxhit.
Pytja është ku shkojnë ato para?
Thjesht nese ato para detyrohen të paguhen nga ana e ATK-së, do të duhej të orjentoheshin të kontributdhënsit jo në ATK.
Sipas zyrtarve të ATK-së ndëshkimet dhe interesi me gjasë nuk do të falen…
Çka po ndodh me vendimet e ATK-së?
A do të duhej të sqarohej ATK-ja, a do të falen ndëshkimet dhe interesi a jo, nese jo kush do të duhej ti përfitonte ato mjete ATK apo?