Astrologjia mund të përdoret për të ju ndihmuar rreth shumë gjërave. Ajo mund të zbuloje sjelljet e këqija apo t’ju paralajmërojë për sfidat e ardhshme , nxjerr në mënyrë te kthjellët apo përcakton kohën në të cilën ju duhet të keni kujdes apo të themi më saktë që fati juaj është i dikutar përmes lëvizjeve të planeteve, që do të thotë se astrologjia është mjet i shkëlqyer i përcaktimi të kohës dhe veprimeve.
Bukuria e kësaj shkence është se ajo do të ju ndihmojë që ju të keni gjithmonë nën kontroll të plotë jetën tuaj. Që të jemi më të saktë Astrologjia nuk tregon apo parashikon fatin tuaj, por është një tregues i vullnetit të lirë e cila diktohet nga lëvizja e planeteve që është e lidhur me muajin e lindjes e cila sipas babilonasëve dhe grekëve të lashtë shpjegohet përmes shenjave të Horoskopit, ku përmes kësaj shkence ata pretendonin që Astrologjia ndihmon që ju të veproni në kohën e duhur pasi që jeta juaj është e parashikuar.
Pra, Astrologjia shërben për të i ndihmuar njeriut që të njohë vetveten dhe rrethin e tij përmes shenjave të Horoskopit, shenja të cilat janë të karakterizuar për secilin muaj të vitit, do të thotë 12 shenja që parashikojnë në mënyrë të duhur dhe shumë specifike jetën tuaj. Më poshtë ju paraqesim se çfarë shpjegimi kanë 12 shenjat e Horoskopit për ju si personalitet, vetitë dhe sjelljet e juaja.
Personat që lindin në mes të muajit mars-prill i përkasin shenjës së Dashit, ku këta persona njihen si romantik, emocionues dhe shpeshë herë karakteri i tyre të bënë të mendosh se janë të dashuruar, por sidoçoftë personat me këtë shenjë po ashtu njihen si një ndër personat më të fuqishem nga ana respektit apo moralisht të veçantë.
Pasi që shenja e Dashit na tregon për të mirën dhe bukurinë e këtyre personave, po ju njohim me personat që i përkasin shenjës së Demit, qe karakterizohen si persona të mvarur nga ana interesi, mirëpo suksesi i tyre është gjithmonë në lartësinë maksimale, pasi që ana financiare dhe aspekti i dashurisë janë gjithmonë temat më të ndjeshmë tek njeriu.
Kur flitet për emocionalitetin dhe interesin, personat të cilët i përkasin shenjës së Binjakëve karakterizohen me nga pak si shenjat më lartë që përmendëm. Binjakët gjithashtu janë si tipa emocionues, mirëpo interesi i tyre për të arritur suksesin gjithmonë është primare, po ashtu vlen të ceket se personat me interes dhe që përdorin emocionet e tyre bëjne që të tjerët rreth ti të ndihen në mënyrë shqetsuese.
Shenja e Gaforres tregon se personat me këtë shenja janë njerëz romantik, dhe kur flasim për romanticitetin ndodh që shumicen kohës nuk janë të disponueshëm, dhë duhet të kesh parasysh që prezenca e tyre rreth teje të bën të mendosh më shumë para se të flisni, pasi që mundë të ndihen keq dhe ju të mos e vëreni dhe nëse do e vërenit do të ju duket absurde.
Që të katër shenjat më lartë na treguan për romancen, interesin dhe emocionalitetin tek shenja e pestë e cila është ajo e Luanit, na tregon se këta persona më shumë karekterizohen si njerëz të fuqishëm të cilët u bënë ballë shumë gjërave, dhe janë më të prirur që të rrezikojnë pasi që avanturat dhe arritja tek suksesi është çdo moment në mendjen e tyre.
Personat që janë më pak pasiv, dhe gjithmonë presin që më shumë nga të tjerët mirëpo atraktiviteti i tyrë të bën të ndihesh mirë dhe monotonia nuk egziston i përkasin shënjës së Virgjëreshës. Po ashtu njerëzit më këtë shenjë të horoskopit karakterizohen si persona që dëshirojnë më shumë paqe dhe akomodim të jetës në mënyrën më të lehtë, sigurisht paksa me ndihmën e të tjerëve në rreth.
Peshorja, e cila është shenja e shtatë e horoskopit i përkasin personat që lindin në mes te muajit shtator-tetor, dhe njerëzit me këtë shenj njihen si më të këndshëm, motivues dhe familja e tyre për ata është mbi të gjitha. Pasi që po flasim për marrëdhëniet familjare dhe shoqërore këta persona janë më të prirur gjetja e partnerit të përshtatshëm është mbi të gjitha.
Gjysma e muajit të tetorit dhe gjysma e muajit të nëntorit i përket shenjës së Akrepit, shenjë e cila tregon se këta persona deshirojnë të jenë gjithmonë të jenë në qendër të vëmendjes, mirëpo provokimet e tyre dhe injoranca në raste bëjnë që të tjerët për rreth të ndihen ne siklet apo në gjendje të shqetsuese. Mirëpo atraktiviteti, humori dhe historitë e tyre të bën të shoqëerohesh me këta persona.
Shenja e nëntë vjen Shigjetari, ku shoqëria e personave me këtë shenjë është gjithmonë e dëshirueshme, pasi njihen si njerëz me vetbesim, kujdes maksimal dhe energjik, por mbi të gjitha historitë e tyre që tentojnë të arrijnë majat e suksesit janë gjithmonë zbavitëse por edhe motivuese që te shtyjnë të kalosh shumë probleme dhe të marrësh jetën me më shumë seriozitet.
Personat që lindin në mes të muajve janar dhjetor dhe janar i përkasin shenjës së Bricjapit, ku plan programi i ditës apo jetës së tyre është gjithmonë në mendjen e tyre. Kjo do të thotë që këta persona nuk deshirojnë që të u ikin përgjegjësive të tyre, mirëpo edhe të mos u çasen aktiviteteve apo veprimeve që nuk kanë shumë rëndësi.
Ujori, shenja e parafundit e Horoskopit shpjegon se personat me këtë shenjë janë njerëz të butë, emocional dhe shumë shoqëror. Shoqëria me personat me shenjën e ujorit të bën të ndihesh vertetë në nivelin e duhur, mirësia e tyre të bën të dukesh sikur je në praninë e një zotërie apo një zonje të vërtetë.
Shenja e fundit në Horoskop është ajo e Peshqve, sipas astrologëve tregon se këta persona janë ambicioz, suksesi dhe dashuria e të tjerëve është mbi të gjitha. Kanë dëshirë që gjithmonë të shkojë në planin e duhur, dhe që të tjerët rreth tyre të jenë githnjë në komoditet.
Bajram Kurtishaj shkruan për Horoskopi ditor në Revistën Kosovarja