Ofertë fantastike në tregun e sigurimeve – Scardian lanson produktin “Kasko Scardian”

17.10.2015 23:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ofertë fantastike në tregun e sigurimeve – Scardian lanson produktin “Kasko Scardian”

Një ofertë fantastike vjen në tregun e sigurimeve në Kosovë; Scardian Sigurime ka lansuar produktin e saj të ri, “Kasko Scardian”.

Kompania e sigurimeve, Scardian Sigurime ka lansuar sot produktin e ri dhe më inovativ në tregun e sigurimeve, “Kasko Scardian”. Këtë produkt mund ta blejnë pronarët e veturave, pavarësisht vitit të prodhimit të veturës së tyre, apo çmimit të saj.

“Kasko Scardian” njëkohësisht sjell një numër të madh të benefiteve të tjera për pronarët e veturave që përdoruesit e Kasko Sigurimit deri më tani nuk i kanë pasur, e të cilat janë:

1.Për herë të parë në tregun e Kosovës, në web-faqen www.scardian.com, përmes kalkulatorit KASKO, të interesuarit menjëherë mund ta marrin çmimin e KASKO sigurimit për veturën e tyre, përderisa zakonisht marrja e një oferte të tillë mund të zgjatë me ditë.

2.Për herë të parë, mund të sigurohen KASKO edhe veturat më të vjetra dhe më të lira.

3.Pronarët e veturave mund të zgjedhin nga dy pako të ndryshme – KASKO Komod, dhe KASKO Komplet, varësisht çka dëshirojnë të sigurojnë.

4.Për herë të parë – polica e sigurimit KASKO automatikisht përfshin edhe shtetet fqinje: Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë.

5.Nuk është obligativ sigurimi TPL me Scardian-in, që të blihet sigurimi Kasko Scardian.

6.KASKO në EVROPË – duke shtuar vetëm 19.90€ (për veturat deri 20.000) – sigurimi KASKO vlen në tërë Unionin Evropian.

7.Poastu, me KASKO SCARDIAN – duke shtuar vetëm 5.90€ në vit, shoferët mund të sigurohen edhe nga aksidentet personale – që do të thotë Scardian paguan për trajtim në rast të dëmtimeve trupore gjatë aksidentit.

Të gjitha këto benefite Scardian i sjell në treg për herë të parë dhe u mundëson një numri të madh të shoferëve të blejnë KASKO sigurim me çmim të përballueshëm.

Drejtori Ekzekutiv i kompanisë Scardian, Dr. Blerim Pushkolli ka shpjeguar në detaje produktin “Kasko Scardian”.

“Kasko Scardian fillon prej 99.00 euro në vit. Për shembull, një veturë si Volkswagen Golf 4, 1.9 TDI, me vit të prodhimit 2003, me vlerë përafërsisht 5.000 euro, mund të sigurohet KASKO me vetëm 99.00€ në vit. Oferta të tilla për sigurime Kasko nuk ka pasur më parë në treg, prandaj shumë nga pronarët e veturave mund ta blejnë rehatinë që e ofron Sigurimi KASKO për herë të parë”, ka thënë ai.

“Njëkohësisht, me anë të kalkulatorit që e kemi publikuar në web-faqe, çdokush mund të marrë ofertën brenda pak minutash, on-line dhe shumë lehtë. Ne jemi të përkushtuar të sjellim produkte inovative dhe jemi një vlerë e re, e pakrahasuar në tregun e industrisë së sigurimeve në Kosovë”, ka shtuar Pushkolli.

Kompania e sigurimeve SCARDIAN ofron të gjitha shërbimet dhe produktet e sigurimeve që përdoruesve u nevojiten realisht dhe me çmime shumë të arsyeshme. Qëllimi i SCARDIAN Sigurime është të minimizojë traumat dhe shpenzimet e klientëve në rast të fatkeqësive eventuale, që ata të vazhdojnë përditshmërinë e tyre sa më shpejt pas ndodhjes së fatkeqësive.

 
/express/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

Kosova ka shfrytëzuar vetëm 7% të Planit të Rritjes, qindra miliona euro mbeten pezull

Kosova ka shfrytëzuar vetëm 7% të Planit të Rritjes, qindra miliona euro mbeten pezull

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

AKB: Kur mungon dialogu politik, demokracia kthehet në përplasje – Kosova nuk mund të qeveriset me dhunë

AKB: Kur mungon dialogu politik, demokracia kthehet në përplasje – Kosova nuk mund të qeveriset me dhunë

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Në mbledhjen elektronike Qeveria në detyrë ndan mjete për Pakon e Ringjalljes Ekonomike

Në mbledhjen elektronike Qeveria në detyrë ndan mjete për Pakon e Ringjalljes Ekonomike

AKB: Mbi 2 mijë biznese janë shuar në gjashtëmujorin e parë të këtij viti

AKB: Mbi 2 mijë biznese janë shuar në gjashtëmujorin e parë të këtij viti

Gara: Kriza evropiane uli numrin e udhëtarëve në Aeroport, çmimet e biletave i përcakton tregu

Gara: Kriza evropiane uli numrin e udhëtarëve në Aeroport, çmimet e biletave i përcakton tregu

Kurti: Vendosja e bazës së Wizz Air në Kosovë dëshmon rritjen e besimit te vendi ynë

Kurti: Vendosja e bazës së Wizz Air në Kosovë dëshmon rritjen e besimit te vendi ynë

Ngërçi dyvjeçar: Politika po e mbyt ekonominë

Ngërçi dyvjeçar: Politika po e mbyt ekonominë

AAB udhëheq arsimin privat në rajon: Mbi 60 programe studimi për profesionet e së ardhmes

AAB udhëheq arsimin privat në rajon: Mbi 60 programe studimi për profesionet e së ardhmes

Oda Amerikane u bën thirrje institucioneve të reja: Jepini përparësi gazit të lëngshëm amerikan

Oda Amerikane u bën thirrje institucioneve të reja: Jepini përparësi gazit të lëngshëm amerikan

BE s’e sheh gazin amerikan si opsion për Kosovën: T’i jepet përparësi energjisë së ripërtritëshme

BE s’e sheh gazin amerikan si opsion për Kosovën: T’i jepet përparësi energjisë së ripërtritëshme

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

Gërxhaliu: Vendet e rajonit garojnë për rol ekonomik, në Kosovë është krijuar bindja se mund t’ia dalim pa qëndrueshmëri ekonomike

Gërxhaliu: Vendet e rajonit garojnë për rol ekonomik, në Kosovë është krijuar bindja se mund t’ia dalim pa qëndrueshmëri ekonomike

Zeka paralajmëron rrezikun e zhvendosjes së bizneseve: Pa reforma ekonomike, Kosova mund të humbë prodhuesit

Zeka paralajmëron rrezikun e zhvendosjes së bizneseve: Pa reforma ekonomike, Kosova mund të humbë prodhuesit