Dridhet Serbia, basketbollisti gjerman refuzon ta nënshkruaj fanellën serbe (Video)

E publikuar: 09/09/2015 09:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Paul Zipser, reprezentuesi i Gjermanisë në basketboll, ka refuzuar ta nënshkruaj një fanellë të përfaqësueses së Serbisë.

Paul Zipser, basketbollisti i skuadrës së Bayern Munichut, e ka tronditur Serbinë. Ai, i cili është edhe reprezentuesi i Gjermanisë, ka refuzuar ta nënshkruaj një fanellë të përfaqësueses serbe në basketboll.

Një djalosh i ri, me prejardhje nga Serbia, i ka kërkuar Zipserit që t’ia nënshkruaj fanellën, por gjrmani pasi e kupton se i cilit reprezentacion është fanella ka refuzuar ta nënshkruaj.

Gjesti i gjermanit po vlerësohet si skandal në Serbi. Për më shumë shikojeni videon. /Express/