Sport

300 mijë euro për Gjermaninë nëse fiton Europianin

01.04.2016 17:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Futbollistët e Gjermanisë do të kenë një arsye më shumë për të tentuar fitoren në Kampionatin Evropian të Futbollit që do të zhvillohet në Francë.

Federata Gjermane e Futbollit (DFB) nëpërmjet një komunikate për shtyp ka bërë të ditur se secili prej lojtarëve të skuadrës përfaqësuese do të shpërblehet me 300 mijë euro në rast triumfi.

Menaxheri i kombëtares kampione të botës, Oliver Bierhoff deklaroi se është i kënaqur për arritjen e një akordi të tillë për shpërblimin, pasi do të sjellë paqe dhe qartësi në ekip që përpara fillimit të turneut.

DFB-ja në komunikatën e saj për shtyp bën të ditur se për futbollistët dhe stafin e Joachim Low nuk do të ketë bonuse ekstra në fazën e grupeve dhe 1/8 e finaleve.

Dhënia e shpërblimeve do të nisë që nga çerekfinalet, nëse Gjermania do të kualifikohet në këtë fazë, shpërblimi për çdo futbollist do të jetë 50 mijë euro.

Në rast kualifikimi në gjysmëfinale ata do të përfitojnë 100 mijë euro, ndërsa nëse Gjermania arrin në finale bonusi do të ketë një vlerë prej 150 mijë eurosh.

Në fund, ngritja e trofeut do të sjellë për lojtarët përfitimin prej 300 mijë eurosh.

Gjermania është në grupin C të “Euro 2016” së bashku me Poloninë, Ukrainën dhe Irlandën e Veriut dhe kuotohet si pretendentja kryesore për të fituar këtë turne.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

400 mijë euro për 700 bileta: Ky është plani i Presidencës për udhëtimet ajrore në 36 muaj

400 mijë euro për 700 bileta: Ky është plani i Presidencës për udhëtimet ajrore në 36 muaj

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

“Unitet, Çlirim, Krenari” – mesazh i fortë i “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tri oferta me vetëm 49 euro diferencë, Komuna e Podujevës jep tenderin 104 mijë euro me negocim

Tri oferta me vetëm 49 euro diferencë, Komuna e Podujevës jep tenderin 104 mijë euro me negocim

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Komuna e Prishtinës gjobitet me 20 mijë euro, publikoi në Facebook të dhënat personale të një qytetari

Komuna e Prishtinës gjobitet me 20 mijë euro, publikoi në Facebook të dhënat personale të një qytetari