15 vjet shtet – FSK dhe Policia parakalojnë shesheve të kryeqytetit

E publikuar: 17/02/2023 13:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës kanë parakaluar në sheshet kryesore të kryeqytetit,  me rastin e 15-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Qytetarë të shumtë nga të gjitha viset shqiptare kanë parë nga afër parakalimet e pjesëtarëve të këtyre dy institucioneve të rendit dhe sigurisë.

Ata janë shprehur krenar me FSK-në dhe Policinë dhe kërkojnë që ky ritëm i zhvillimit të tyre të mos ndalet.