Zyrtari Kryesor Operues i MCC-së sot lanson programin 49 milionë dollarësh për Kosovën e varfër

20.11.2017 12:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Zyrtari Kryesor Operues i MCC-së sot lanson programin 49 milionë dollarësh për Kosovën e varfër

Zyrtari Kryesor Operues i Sfidave të Mijëvjecarit (MCC), sot do të lansojë programin e ri 49 milionë dollarësh ndihmë për Kosovën. Bashkë me të do të jetë edhe Kongresmeni Eliot Engël. E teksa po lansohet për ndihmë, amerikanët rikutjojnë se Kosova është një nga vendet më të varfëra në Europë, me 30 përqind të popullatës që jeton nën kufirin e varfërisë, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane, .

Lexoni të plotë njoftimin e Ambasadës Amerikane.

Zyrtari Kryesor Operues i MCC-së në vizitë Kosovës për të lansuar programin e ri prej 49 milionë dollarëve

Washington, D.C., 17 Nëntor – Zyrtari Kryesor Operues (COO) i Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), Jonathan Nash, do të vizitojë Kosovën me 20 nëntor përkrah kongresmenit të SHBA-ve Eliot Engel (i Nju Jorkut), për të lansuar Programin e Pragut të Kosovës që është nënshkruar në shtator.

Partneri implementues i MCC-së, Fondacioni i Mijëvjeçarit Kosovë, do të jetë nikoqir i konferencës njëditore për të filluar programin i cili është menduar për të shtyrë rritjen ekonomike përpara dhe për të zvogëluar varfërinë në tërë shtetin. Kryeministri i Kosovës, Shkëlqesia e Tij Ramush Haradinaj, do të hapë ngjarjen, dhe z. Nash dhe kongresmeni Engel do të mbajnë fjalimet kryesore për të theksuar marrëdhëniet SHBA-Kosovë në gati dhjetë vitet e pas pavarësisë së Kosovës, si dhe mundësitë që i ofron programi i ri i pragut.

Kosova është një nga shtetet më të reja në botë, dhe me 30% të popullatës që jeton nën kufirin e varfërisë ajo poashtu është njëra nga vendet më të varfëra në Evropë. Që nga fitimi i pavarësisë në vitin 2008 Kosova vazhdon të zhvillojë institucione të qeverisë të cilat mund t’ju kryejnë shërbime kritike qytetarëve të saj.

Programi i Pragut i MCC-së për Kosovë përkrahë përpjekjet e Qeverisë për të ulur shpenzimet e energjisë në ekonomi familjare dhe biznese, dhe për të përmirësuar transparencën dhe llogaridhënien me përqëndrim në reformat institucionale dhe të politikave. Analiza ekonomike ka identifikuar mungesën e furnizimit të sigurtë me rrymë elektrike, dhe ka identifikuar dobësitë reale dhe të perceptuara në sundimin e ligjit. Të dyja këto janë gjëra kritike që kufizojnë rritjen në Kosovë.

Programi i pragut i MCC-së është një program më i vogël i granteve i cili përqëndrohet në avancimin e reformës institucionale dhe të politikave e që i ndihmon shtetet partnere që t’ju shërbejnë popujve të tyre më mirë. Investimet e MCC-së me grante promovojnë rritjen ekonomike dhe u ndihmojnë njerëzve që të ngriten mbi varfërinë duke krijuar kështu shtete më stabile dhe më të sigurta, si dhe mundësi të reja biznesore.

Mësoni më shumë për Pragramin e Pragut të Kosovës të MCC-së dhe lexoni nga Sarah Olmstead, Udhëheqëse e Ekipit Vendor për Kosovën të MCC-së, artikullin e saj të fundit: https://www.mcc.gov/blog/entry/blog-091817-investing-in-kosovos-promise

Për më shumë informata lidhur me vizitën e Përfaqësuesit të Lartë Nash në Kosovë ju lutemi kontaktoni Kate Pritchard në Pritchardkm@mcc.gov.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për gazetarë dhe praktikantë
artikull i sponzorizuar


Kush ishte Jammal Khashoggi dhe çka dihet për zhdukjen dhe vrasjen e tij?

Kush ishte Jammal Khashoggi dhe çka dihet për zhdukjen dhe vrasjen e tij?

Policia konfirmon arrestimin e zv/ministrit, dyshohet për “marrje ryshfeti” dhe “keqpërdorim të pozitës zyrtare”

Policia konfirmon arrestimin e zv/ministrit, dyshohet për “marrje ryshfeti” dhe “keqpërdorim të pozitës zyrtare”

NISMA, popozon emertimin e autostradës Prishtinë – Dheu i bardhë me emrin e heroit “Agim Ramadani”

NISMA, popozon emertimin e autostradës Prishtinë – Dheu i bardhë me emrin e heroit “Agim Ramadani”

Skandal me shefin e AKI-së – armë e drogë në veturën e babait të tij

Skandal me shefin e AKI-së – armë e drogë në veturën e babait të tij

Misioni austriak në BE: Kosovarët marrin vizat nëse e kalojnë testin e migracionit dhe sigurisë

Misioni austriak në BE: Kosovarët marrin vizat nëse e kalojnë testin e migracionit dhe sigurisë

Haradinaj deklarohet për skandalin rreth shefit të AKI-së

Haradinaj deklarohet për skandalin rreth shefit të AKI-së

Vazhdon mungesa e barnave, synohet krijimi i një liste të re esenciale

Vazhdon mungesa e barnave, synohet krijimi i një liste të re esenciale

Hoxhaj: BE-ja tregohet e padrejtë nëse vizat s’hiqen këtë vit

Hoxhaj: BE-ja tregohet e padrejtë nëse vizat s’hiqen këtë vit

Haradinaj: Turqia vazhdon të jetë partner strategjik i Kosovës

Haradinaj: Turqia vazhdon të jetë partner strategjik i Kosovës

ARKEP-i kërkoi jashtëligjshëm subvencionim për Postën, MZHE-ja fajëson menaxhmentin

ARKEP-i kërkoi jashtëligjshëm subvencionim për Postën, MZHE-ja fajëson menaxhmentin

Fillimisht i kidnapuan, tash Turqia i kërkon me mirësjellje gylenistët

Fillimisht i kidnapuan, tash Turqia i kërkon me mirësjellje gylenistët

Cacaj demanton Tërnavën dhe Bojën: Rugovës nuk iu la xhenazja, ai u varros i veshur me rroba

Cacaj demanton Tërnavën dhe Bojën: Rugovës nuk iu la xhenazja, ai u varros i veshur me rroba

Tahiri thotë se Kosova po përballet me mungesë të efikasitetit në gjyqësor

Tahiri thotë se Kosova po përballet me mungesë të efikasitetit në gjyqësor

Vendet që do të mbesin pa rrymë

Vendet që do të mbesin pa rrymë

Haradinaj: Italia partner strategjik në fushën e bashkëpunimit ekonomik

Haradinaj: Italia partner strategjik në fushën e bashkëpunimit ekonomik

Reçica: Zëri i Vasfijes theu heshtjen që na përcolli për shumë vite

Reçica: Zëri i Vasfijes theu heshtjen që na përcolli për shumë vite