Zjarrfikësit ia shpëtojn dorën gruas, i kishte ngelë në makinën për bluarjen e mishit (Video)

E publikuar: 04/08/2017 15:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një grua nga Chongqing i Kinës, që kishte futur dorën në makinën për bluarjen e mishit dhe e ka ndezur aksidentalisht, është shpëtuar nga zjarrfikësit që janë ndihmuar me një sëpatë.

Nuk bëhen të ditura dëmtimet që ajo ka në shuplakë, por mësohet se gjendja saj është e mirë dhe do të shërohet së shpejti, transmeton Telegrafi.

Më poshtë mund të shihni se si viktima alivanoset, në momentin që ia largojnë dorën nga makina.

https://youtu.be/Zp37aawsudI