Ndodh për herë të parë/ SHBA – Veshka e derrit të modifikuar gjenetikisht transplantohet te njeriu

E publikuar: 21/03/2024 21:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kirurgët në Boston kanë transplantuar një veshkën e një derri të modifikuar gjenetikisht te një pacient 62-vjeçar, teksa kjo është procedura e parë e këtij lloji. Nëse është i suksesshëm, zbulimi ofron shpresë për qindra mijëra amerikanë, veshkat e të cilëve kanë dështuar.

Deri më tani, shenjat janë premtuese, shkruan The New York Times.

Veshkat largojnë produktet e mbeturinave dhe lëngjet e tepërta nga gjaku. Veshka e re filloi të prodhojë urinë menjëherë pas operacionit fundjavën e kaluar dhe gjendja e pacientit vazhdon të përmirësohet, sipas mjekëve në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts, i njohur si Mass General.

Pacienti tashmë është duke ecur nëpër sallat e spitalit dhe mund të dalë së shpejti.

Mbi 800,000 amerikanë kanë dështim të veshkave dhe kërkojnë dializë, një procedurë që filtron toksinat nga gjaku. Mbi 100,000 janë në listën e pritjes për të marrë një veshkë të transplantuar nga një donator i gjallë ose i vdekur./abcnews.al