Zbulohet prejardhja e babagjyshit të Krishtlindjes? (Foto)

06.12.2017 20:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Zbulohet prejardhja e babagjyshit të Krishtlindjes? (Foto)

Një kockë legeni, që thuhet se i përkiste shenjtit të shekullit të IV-t që frymëzoi historinë e babagjyshit, mund të jetë realisht pjesë e kësaj legjende thonë shkencëtarët.

Studiuesit e Universitetit të Oksfordit testuan kockën në fjalë, që besohet se i përket Shën Nikollës (St. Nicholas), dhe dolën në përfundimin se ajo i përket saktësisht asaj periudhe historike.

Edhe pse ata nuk mundën ta provonin në mënyrë kategorike që kocka e legenit i përket shenjtit të krishterë, ekipi i shkencëtarëve tha se rezultatet vunë në dukje moshën e saj, shekullit të IV pas Krishtit. Kjo përkon me periudhën që besohet se ka jetuar edhe Shën Nikolla, i cili ka ndërruar jetë rreth vitit 343 pas Krishtit.

“Disa relike të tjera që ne po studiojmë rezultojnë sot të jenë të një periudhe më të vonshme nga sa e sugjeron dëshmia historike”, thotë bashkautori i studimit, profesor Tom Higham. “Ky fragment kocke, ndryshe nga të tjerat sugjeron se ne, me shumë mundësi jemi duke studiuar pikërisht eshtrat e vet Shën Nikollës”, shtoi ai.

Shën Nikolla, një prej shenjtëve më të nderuar të krishterë, thuhet të ketë jetuar në Myra, apo në Turqinë e kohëve të sotme. Sipas legjendës, ai ka qenë një person i pasur dhe i njohur gjerësisht për bujarinë e tij.

Peshkopi në fjalë u bë i famshëm për dhuratat që bënte në mënyrë të fshehtë, si për shembull vendosja e monedhave në këpucët e njerëzve që i linin jashtë derës së shtëpisë enkas për të.

Shpirti bujar i Shën Nikollës frymëzoi edhe historinë e Babagjyshit të festave të fundvitit, që identifikohet pikërisht si shpërndarësi i dhuratave në ditën e Krishtlindjes.

Shumica e eshtrave të tij janë ruajtur në Bazilikën e Shën Nikolës, në Bari të Italisë që prej vitit 1087, kur u varrosën në një dhomë të nëndheshme, nën një altar mermeri, por përgjatë viteve, fragmente të tyre janë kërkuar nga kishat anembanë botës.

Të paktën 500 fragmente kockash të Shën Nikollës besohet se ruhet tashmë në Venecia, transmeton tch.

Kocka e analizuar në Universitetin e Oksfordit, një fragment i legenit, zotërohet nga At Dennis O’Neill i kishës St Martha of Bethany, në Illinois të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Arrihet marrëveshja, Roma afër transferimit të Kluivertit

Arrihet marrëveshja, Roma afër transferimit të Kluivertit

Flori dhe Getoari kanë gati këngën e re, mësoni detajet

Flori dhe Getoari kanë gati këngën e re, mësoni detajet

Lani duart më gjatë se 15 sekonda

Lani duart më gjatë se 15 sekonda

​Deveja ha dhjetëra kaktuse pa problem (Video)

​Deveja ha dhjetëra kaktuse pa problem (Video)

Juventusi pas Rabiotit

Juventusi pas Rabiotit

Samsung hap Qendrat Globale të IA në Mbretërinë e Bashkuar, Kanada dhe Rusi

Samsung hap Qendrat Globale të IA në Mbretërinë e Bashkuar, Kanada dhe Rusi

Meghan Markle dhe kjo prezantuese e njohur në Shqipëri ngjajnë shumë

Meghan Markle dhe kjo prezantuese e njohur në Shqipëri ngjajnë shumë

Këto janë 12 klubet që do të garojnë në Superligë në sezonin 2018/2019

Këto janë 12 klubet që do të garojnë në Superligë në sezonin 2018/2019

Xhensila Myrtezaj jep lajmin e gëzuar, por dhe të befasishëm

Xhensila Myrtezaj jep lajmin e gëzuar, por dhe të befasishëm

Zorrët dembele, dhjam përreth belit: Pirja e cila aktualisht nxjerr papastërtitë jashtë trupit!

Zorrët dembele, dhjam përreth belit: Pirja e cila aktualisht nxjerr papastërtitë jashtë trupit!

Low flet për lënien jashtë të Gotzes dhe kapitenin e mundshëm të Gjermanisë në Kampionatin Botëror

Low flet për lënien jashtë të Gotzes dhe kapitenin e mundshëm të Gjermanisë në Kampionatin Botëror

Apple po bashkëpunon më Volkswagen për të krijuar autobusa autonomë për punonjësit

Apple po bashkëpunon më Volkswagen për të krijuar autobusa autonomë për punonjësit

T'i thuash princeshë është pak, surprizat nuk kanë të mbaruar për Angela Martinin

T'i thuash princeshë është pak, surprizat nuk kanë të mbaruar për Angela Martinin

Valët nxorën në breg trupin misterioz, për të cilin nuk kanë përgjigje as ekspertët (Foto)

Valët nxorën në breg trupin misterioz, për të cilin nuk kanë përgjigje as ekspertët (Foto)

Gani Sejdiu largohet nga Vëllaznimi: Është momenti më i vështirë në jetën time

Gani Sejdiu largohet nga Vëllaznimi: Është momenti më i vështirë në jetën time

Albërie Hadërgjonaj në shtrat me një djalë të ri, ai i heq dhe të mbathurat

Albërie Hadërgjonaj në shtrat me një djalë të ri, ai i heq dhe të mbathurat