Vuçiq: Nuk mendova në intervenim ushtarak kur thash do t’i mbrojmë serbët në Kosovë

28.05.2019 22:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Vuçiq: Nuk mendova në intervenim ushtarak kur thash do t’i mbrojmë serbët në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se kur ka deklaruar në Kuvendin e Serbisë se “ushtria jonë, nëse vjen deri tek çfarëdo përkeqësimi serioz i jetës së njerëzve në veri të Kosovës e Metohisë, do të mbrojë popullin tonë”, nuk ka folur për intervenim ushtarak.

Në një konferencë për media në Kuvendin e Serbisë, Vuçiqi tha se ka thënë se do të mbrojë popullin e vet dhe do të fitojë, por se asnjëherë nuk e ka përmendur intervenimin ushtarak.

“Nuk do të luftojmë, do të ruajmë paqen me çfarëdo çmimi. Nuk kam përmendur kurrfarë intervenimi, kam thënë ‘do të mbrojmë popullin tonë’”, ka thënë presidenti serb.

Ka shtuar se nuk është aq joserioz që të vë popullin serb në Kosovë në situatë qorre, duke precizuar se do t’i mbrojë “sido që të jetë e mundur, në pajtim me të drejtën dhe ligjet ndërkombëtare”.

Vuçiqi tha se pas këtij, siç e quan ai, “sulmi”, gjërat nuk do të jenë njësoj.

“Do të kemi sjellje tjetër ndaj dialoguesve shqiptarë dhe ndaj atyre të cilët në fillim s’u lajmëruan (në telefon), e më pas u shitën ‘toshë’. Nisën të lajmërohen kur e kuptuan se qëllimi ynë për të mbrojtur popullin tonë ishte serioz”, deklaroi Vuçiqi.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Vuçiq: Nuk mendova në intervenim ushtarak kur thash do t’i mbrojmë serbët në Kosovë

Vuçiq: Nuk mendova në intervenim ushtarak kur thash do t’i mbrojmë serbët në Kosovë

Taksa ndaj Serbisë ka rritur kontrabandën

Mediat kroate spekulojnë se aksioni i sotëm është orkestruar nga Thaçi e Vuçiq

Kosova thërret Serbinë të mos u dalë krah të arrestuarve në veri, të përfshirë në krim e korrupsion

Beogradi në alarm, aksionin në veri e quan përndjekje të serbëve e largim nga dialogu

“Qytetarët serbë kanë dhënë informacione” për të dyshuarit për kontrabandë

Shqipëria vazhdon të braktiset, 70 mijë të larguar në 2018-19

Vuçiq: Pas aksionit të sotëm, gjërat në veri s’do të jenë të njëjta

Tahiri: Qytetarët serbë na dhanë informacione për “kontrabandistët”

Gabimi mjekësor nuk do të jetë vepër penale në Shqipëri

Kurti për aksionin në veri: Tensionim i kontrolluar i situatës për të mbuluar skandalet

Miratohet raporti i Vuçiqit që thotë se Serbia e ka humbur kontrollin në Kosovë

Thaçi takon Falatkon e Kosnettin, thotë se lufta ndaj krimit të organizuar do të vazhdojë

MPB: Aksioni në veri s’ka karakter etnik, veprime janë zhvilluar në të gjitha komunat

Rusia fajëson BE-në dhe SHBA-në për “pushtimin policor të veriut”

Vetëvendosje: Aksioni në veri dëshmoi se Policia e Kosovës ka kapacitete