Vjosa Osmani: Nuk e kuptoj pse Isa Mustafa ka zgjedhur që të ketë luftë personale me mua

E publikuar: 30/03/2016 00:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Nuk e kuptoj pse, sepse kur është marrë vendimi për të kundërshtuar koalicionin me PDK’në unë e kam njoftuar Mustafën se unë do të kundërshtoj edhe publikisht”, tha Osmani në Interaktiv të KTV’së.

‘Pse ka zgjedhur që të ketë këtë luftë personale me mua është diçka që duhet të pyetet ai”, tha Osmani.

“Është e papranueshme dhe asessi nuk mund të arsyetohet për shkak të bashkëpunimit që kemi pasur por mbi të gjitha sepse përfaqëson institucionin më të rëndësishme në vend sa i përket funksioneve dhe kompetencave ekzekutive”, tha ajo.