Vjen goditja e parë amerikane, mbi 200 milionë euro projekte suspendohen

09.03.2020 17:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Vjen goditja e parë amerikane, mbi 200 milionë euro projekte suspendohen

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë goditjen e parë për kryeministrin Albin Kurtin, duke bllokuar fondet e planifikuar që të investoheshin në Kosovë përmes MCC. Burime të Gazetës Express thonë se Sean Cairncross, drejtor i MCC, i caktuar nga Donald Trump, ka biseduar sot në telefon me Kurtin dhe i ka thënë atij se do të bllokohen 50 milionë eurot e MCC’së, ashtu sikurse do të bllokohet edhe projekti i gazit – ku ishte paraparë që të investohen rreth 150 milionë euro të tjera. Goditja amerikane erdhi pasi që Qeveria e Kosovës po refuzon ta heqë tarifën ndaj mallrave serbe

Ajo që ishte raportuar nga Gazeta Express ditë më parë dhe e konfirmuar edhe nga një intervistë e para disa ditësh e kreut të LDK’së, Isa Mustafës, ndodhi sot: amerikanët bllokuan 50 milionë eurot e MCC’së.

Kjo është goditja më e rëndë që vjen nga Shtetet e Bashkuara për Kosovën pas këmbëngulësisë së kryeministrit Albin Kurtit për të mos e hequr tarifën ndaj mallrave serbe dhe boshnjake.

Burime të Gazetës Express thonë se Sean Cairncross, drejtor i MCC, i caktuar nga Donald Trump, ka biseduar sot në telefon me kryeministrin Kurti dhe ia ka shpalosur vendimin e marrë nga amerikanët.

“Kosova nuk mund të llogaritë më në 50 milionë eurot e MCC, ashtu sikurse as në 150 milionë eurot tjera të gazit që planifikoheshin të investoheshin në Kosovë”, ka treguar burimi i Gazetës Express.

Biseda mes Sean Cairncross dhe Albin Kurtit ishte caktuar të zhvillohen më 6 mars, por Kryeministri i vendit i kishte bishtnuar kësaj telefonate.

Të njëjtën ditë, Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa kishte thënë se Ambasadori Richard Grenell i kanë thënë se do të ndalen fondet e MCC – nëse nuk hiqet tarifa ndaj mallrave serbe dhe boshnjake. E kjo, tashmë, fatkeqësisht, ka ndodhur.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po insistojnë fuqishëm në heqjen e tarifës dhe shkuarjen në dialog, nga i cili ata besojnë se mund të gjendet një zgjidhje e shpejt për kontestin mes Kosovës dhe Serbisë. Por, kjo duket se nuk po i pëlqen Albin Kurtit. Kryeministri kosovar ka shfaqur dëshirën e tij për heqjen e ngadaltë të tarifës dhe vendosjen e reciprocitetit, por të njëjtin vendim nuk e ka dërguar ende në Qeveri; rrjedhimisht tarifa mbetet në fuqi. Në anën tjetër, partneri i Kurtit në Qeveri, LDK, kërkon heqjen e menjëhershme të tarifës.

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti kishte deklaruar para disa ditësh në Televizionin T7 se tarifa duhet të hiqet dhe se LDK nuk do të rrijë në një Qeveri e cila mund të izolohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas gjitha gjasave, njëjtë si Kryeministri Haradinaj, edhe Kryeministri Kurti, shpreson se mbajtja e tarifës mund ta shtyjë dialogun me Serbinë, ku Kosova do të duhej të pranonte një zgjidhje të pafavorshme për të.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Greqia kalon ligjin, 32 milion euro ndihmë për mediat/ Kush është në shtëpi prej 1 marsit, pagë 800 euro

Greqia kalon ligjin, 32 milion euro ndihmë për mediat/ Kush është në shtëpi prej 1 marsit, pagë 800 euro

Bota pas koronavirusit

Bota pas koronavirusit

“Situata është boll e ngatërruar”, Rama flet për herë të parë për krizën në Kosovë

“Situata është boll e ngatërruar”, Rama flet për herë të parë për krizën në Kosovë

Borrell i lumtur për heqjen e plotë të tarifës nga qeveria e Kosovës

Borrell i lumtur për heqjen e plotë të tarifës nga qeveria e Kosovës

Raka: Vdekshmëria me koronavirus është tre deri në katër për qind (VIDEO)

Raka: Vdekshmëria me koronavirus është tre deri në katër për qind (VIDEO)

Mjeku i njohur zbulon momentin prekës: Një pacient u përkeqësua, por nuk dëshironte të ndahej nga i biri

Mjeku i njohur zbulon momentin prekës: Një pacient u përkeqësua, por nuk dëshironte të ndahej nga i biri

Kurti flet për “të fortët e LDK-së” dhe “nënshtrimin e tyre ndaj agjendës së presidentit”

Kurti flet për “të fortët e LDK-së” dhe “nënshtrimin e tyre ndaj agjendës së presidentit”

Kurti: Po e fillojmë zbatimin gradual të reciprocitetit si zëvendësim për tarifën

Kurti: Po e fillojmë zbatimin gradual të reciprocitetit si zëvendësim për tarifën

Albin Kurti: Nesër do të shkoj në takim te Presidenti

Albin Kurti: Nesër do të shkoj në takim te Presidenti

Haradinaj: Qeveria Kurti u shkarkua, nuk dha dorëheqje – ka hapësirë për formimin e qeverisë së re

Haradinaj: Qeveria Kurti u shkarkua, nuk dha dorëheqje – ka hapësirë për formimin e qeverisë së re

Koronavirusi/ Shumë shpejt do të arrihet shifra e 1 milion të…

Koronavirusi/ Shumë shpejt do të arrihet shifra e 1 milion të…

Kurti i hakmerret Kelmendit: I shkarkon vajzën nga pozita e këshilltares në Ambasadë

Kurti i hakmerret Kelmendit: I shkarkon vajzën nga pozita e këshilltares në Ambasadë

Hiqet taksa 100 për qind, fillon reciprociteti me Serbinë

Hiqet taksa 100 për qind, fillon reciprociteti me Serbinë

AKK i reagon mullisëve: Ndalimi i organizuar i prodhimit është shkelje e ligjit

AKK i reagon mullisëve: Ndalimi i organizuar i prodhimit është shkelje e ligjit

Syla: I papranueshëm anashkalimi i luftëtarëve të papunë nga pakoja qeveritare, propozoj 100 euro në muaj shtesë

Syla: I papranueshëm anashkalimi i luftëtarëve të papunë nga pakoja qeveritare, propozoj 100 euro në muaj shtesë

Reshitaj u bën thirrje ordinancave private që materialet shëndetësore t’i dhurojnë për QKMF-të në luftën kundër koronavirusit

Reshitaj u bën thirrje ordinancave private që materialet shëndetësore t’i dhurojnë për QKMF-të në luftën kundër koronavirusit