Vizitorët krijuan mijëra dordolecë gjatë festivalit në ‘qytetin e ngrirë’ të Kinës, ku temperatura bie në – 20 gradë Celsius (Foto)

E publikuar: 25/12/2018 16:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Më se 2,000 dordolecë janë krijuar në një park, nga vizitorët që kishin ardhur prej qyteteve të ndryshme kineze.

Shumë njerëz u mblodhën në Harbin, që ndryshe njihet edhe si ‘qyteti i ngrirë’ i Kinës, pasi temperaturat bien gjatë natës deri në – 20 gradë Celsius, transmeton Telegrafi.

Në skenat dimërore shihen të vjetër e fëmijë, teksa i krijuan dordolecët, që më pas i dekoruan me shirita, kapela për diell dhe si tradicionalisht, copëza thëngjilli që të duken si pulla. Pasi të kenë përfunduar dordolecët, të pranishmit shfrytëzuan rastin të bënin fotografi, për të vazhduar më pas me lojëra të ndryshme në borë.

Për shkak të këtij festivali dhe atraksioneve të shumta dimërore, vetëm gjatë këtij fundviti, në aeroportin e Harbinit kanë arritur më se 20 milionë udhëtarë.

Temperatura e zakonshme në një ditë dhjetori, është minus nëntë gradë Celsius, e përkryer edhe për festivalin e skulpturave të ngrira, që zhvillohet për çdo vit në këtë qytet.

Harbini është shtëpi e më se 1,000 tigrave siberian, që i janë përshtatur motit të ftohtë në Siberian Tiger Park. /Telegrafi/