Vila në Havana ku pushoi Obama, shtëpi e shqiptarëve (Foto)

E publikuar: 23/03/2016 16:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barack Obama ka thyer akullin me Kubën. Kaq shyumë e përfolur ka qenë vizita e tij këto ditë ne Kubë, pas 88 vitesh ndarje, sa çdo media ka shkruar për lajmin e madh.

Surprizon Reuters kur raporton se vila në Havana, ku kaloi dy netët Barack Obama dhe familja e tij, i ka mbijetur luftës, revolucionit dhe një pushtimi shqiptar.

“Tanimë që lidhjet diplomatike SHBA-Kubë janë rikthyer, rezidenca ambasadoriale po rishfaqet si një qendër e ndikimit në ishullin komunist,” shkruan Reuters.

Në shkrim nuk jepen detaje rreth pushtimit shqiptar. Aty raportohet që SHBA e ka braktisur këtë godinë nga viti 1961 deri në 1977, pas revolucionit kubanez.

Sipas Reuters, kjo shtëpi është bërë fillimisht e shqiptarëve dhe më pas e zvicerianëve.

“Kjo ishte një vilë e ndërtuar për të bërë përshtypje,” thotë John Caulfield, që ka qenë diplomati kryesor i SHBA për Kubën nga viti 2011 deri në vitin 2014.

Dhe ashtu siç mund të shihet edh enë foto, me të vërtetqë që të le me gojë hapur.