Veseli, Thaçi e Mustafa “kriminelë” në grafitin e ri

E publikuar: 08/01/2016 01:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas grafiteve për presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe për kryeparlamentarin Kadri Veseli, në Pejë në orët e vona të së enjtes janë parë edhe grafite të treshes, Kadri Veseli – Hashim Thaçi – Isa Mustafa.

Shfaqen grafitet për Kadri Veselin
Grafiti është bërë në rrugën “Isa Dema” në qytetin e Pejës.

Nën grafitin Veseli-Thaçi-Mustafa shkruan “Inglourious Basterds”. Ky është titulli i një filmi të realizuar në vitin 2009, me rol kryesor aktorin e famshëm Brad Pitt. Në këtë film ai së bashku me një grup ushtarësh hebrenjë bëhen bashkë për të kryer krime ndaj nazistëve.

Foton e ka dërguar në adresë të portalit koha.net një lexues nga Peja.