Vëllezërit që rritën kungullin me mbi 1,000 kilogramë, këtë vit thyen sërish rekord (Foto)

E publikuar: 15/10/2017 19:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Stuart dhe Ian Paton nga Lymington i Anglisë, kishin arritur rekord gjatë vitit të kaluar, pasi rritën kungullin që peshonte 1,023 kilogramë.

Mirëpo, këtë vit binjakët 53-vjeçarë thyen edhe rekordin e vet, me këtë perime gjigante që peshon 1,029 kilogramë, transmeton Telegrafi.

Binjakët krenar me kungullin që kultivuan

Duke pasur parasysh që një kungull i madh peshon deri në 12 kilogramë, atë që e rritën vëllezërit është shumë herë më i madh.

Transportimi i vështirë në rimorkio

Për të kultivuar atë, vëllezërit pretendojnë se shpenzuan deri në 400 litra ujë në ditë, si dhe u kujdesën që të mos plasaritet. /Telegrafi/