Vallëzon dhe ulet në njërën anë të motoçikletës, para se të shtrihet me shpinë në ulëse (Video)

E publikuar: 16/08/2018 19:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Motoçiklisti i paemëruar nga Indi, ka treguar aftësitë akrobatike mbi motoçikletë, teksa lëvizte me shpejtësi të konsiderueshme në rrugë të hapur.

Derisa pranë tij kalonin edhe motoçikleta tjera, ai vallëzonte dhe ulej në pjesën anësore, para se të shtrihet me shpinë në ulëse, për të mos pare se nga po shkonte, transmeton Telegrafi.

Madje, të gjitha këto ai i bëri derisa ishte këmbëzbathur dhe nuk mbante helmetë, nuk rrezikuar t’i shkaktonte vetës lëndime që mund të ishin edhe me fatalitet.

Megjithëse veprimet e tij janë bërë virale dhe po pëlqehen shumë, ka marrë edhe kritika pasi që këto manovra janë të rrezikshme dhe mund të imitohen prej të tjerëve. /Telegrafi/